Mbrëmjen e sotme janë regjistruar dy shpërthime me tritol. Një shpërthim është regjistruar në lagjen 18 tetori në Lushnje ku një sasi lënde plasëse i është vënë një makine.
Makina ka qenë në pronësi të shtetasit Altin Lamçe dhe ishte parkuar në oborrin e shtëpisë.
Ende nuk dihen detaje në lidhje me arsyen e vendosjes së lëndës plasëse, por Lamçe mësohet se është tregtar fruta perimesh.
Ndërkohë, pas Lushnjes është tronditur nga shpërthimi me tritol edhe Fushë Kruja! ABC bën të ditur se ka pasur një shpërthim në një banesë. Deri më tani raportohet për dëme materiale.