Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Dy raste dhune barbare të denoncuara në “Stop”, por polica bën sehir

2016/10/19 at 8:58 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Video/ Dy raste dhune barbare të denoncuara në “Stop”, por polica bën sehir

Pasiguria për jetën në Shqipëri vijon të jetë në përmasa të frikshme.


Rastet e dhunës nga më të ndryshmet dhe viktimat e këtyre rasteve janë të shumta fatkeqësisht në vendin tonë, por kur këto raste nuk përfillen apo neglizhohen nga institucionet që në fakt kanë për qëllim të të ofrojnë mbrojtje, situata bëhet edhe më e rëndë.

Emisioni investigativ “STOP” këtë të mërkurë sjell dy raste dhune të denoncuara nga dy qytetarë.

Natasha Përleka nga qyteti i Lezhës i është drejtuar emisionit “STOP” për të denoncuar rastin e saj, me shpresën se këtu do t’i dëgjohet zëri.

Për mikrofonin e “STOP” ajo rrëfen se ka rënë viktimë e një rasti kur është përpjekur për të ndihmuar një person duke i dhënë 500 mijë lekë borxh.

Por, personi që ka marrë paratë jo vetëm që nuk ia ka shlyer ato, por si shpërblim e ka rrahur në mënyrë barbare, shenja të cilat janë të dukshme ende në fytyrën e Natashës dhe madje e ka përplasur edhe me makinë.

Natasha i është drejtuar policisë së Lezhës, por kjo e fundit e ka dërguar atë në spital dhe e kanë mbyllur me kaq rastin, pa e regjistruar. E shoqëruar nga gazetarja e emisionit, në Policinë e Shtetit i bëjnë të mundur regjistrimin e denoncimit.

Rasti i dytë i transmetuar në emision ka të bëjë me të njëjtin fenomen, atë të dhunës, këtë herë në kryeqytet.

Viktimë e dhunës makabër me sende të forta ka mbetur një i moshuar. Ky i fundit është goditur me tub hekuri nga një person me probleme të shëndetit mendor.

Djali i tij, Ruzhdi Dapi i është drejtuar emisionit “STOP” pasi as në këtë rast sipas tij policia nuk vepron, duke qenë se i akuzuari është vëllai i administratorit të Bërxhitës, Refik Velija.

Djali i të moshuarit bën apel për ndihmë pasi personi në fjalë përbën rrezik jo vetëm për gjithë pjesëtarët e familjes së tij, por edhe për gjithë komunitetin, nëse nuk merren masat e nevojshme.

Çfarë problemi ke pasur?

Natasha Përleka: Kam pasurnjë ngatërresë me dy persona atje, me Saimir Dedgjonin dhe Tonin Dedgjonin.

Për çfarë arsye, pse e ke pasur këtë ngatërresë?

Natasha Përleka: Ju kam pas dhënë disa lekë borxh më përpara, edhe gjithnjë ua kam kërkuar lekët e mia. Shkova tek shtëpia për t’i kërkuar benë babait të tij, djali më kapi telefonin dhe e theu, më gjuajti dy tre herë me shkelma, doli Tonini vetë e më kapi me shkelma e grushte, çfarë s’më ka bërë. Njëherë më ka përplasur me makinë. Atëherë u drejtova tek policia e Lezhës, kjo polici më ka çuar deri tek spitali, më çoi tek doktori mjeko-ligjor. Ai tha mjekoi fytyrën se e kisha të enjtur dhe për mua tani është e gatshme për të shkuar tek shtëpia se nuk ka asgjë. Policia nuk e ka pranuar denoncimin duke heshtur për këtë punë.

Çfarë lidhje keni ju me këto persona?

Natasha Përleka:  Asnjë lloji lidhje, kurgjë, vetëm se njihemi se ai është shofer i furgonit ku më ka çuar tek puna ku kam punuar.”

Ku punoni?

Natasha Përleka: Në Shëngjin të Lezhës.

Keni shenja të tjera në trup?

Natasha Përleka: Kam edhe mbrapa shpinës, më dhemb edhe këtu përpara shumë.

Pas denoncimit në “STOP” të Natashës, stafi i emisionit iu drejtua policisë së kryeqytetit për të bërë denoncimin e saj.

Duam të bëjmë një denoncim, zonja.

Policja: Hajdeni.

Natasha Përleka: Unë kam pasur një ngatërresë para 3 vjetësh, i kam pas dhënë 500 mijë lekë shoferit të furgonit. Unë i kam dalë përpara atij për t’i kërkuar 500 mijë lekëshin, më ka goditur vetë me makinë edhe ka ardhur ambulanca më ka marrë, më ka çuar tek spitali edhe atje kanë bërë letrat, as nuk e kanë futur hiç brenda.

Policja: Po këtë herë çfarë ndodhi?       

Natasha Përleka: Kurse këtë herë, pardje, kam shkuar unë se pas kësaj punës së besë kam shkuar për të folur tek shtëpia e atij për të folur me babain e tij. Kam qenë tek dera e portës, duke folur me gjyshin e atij djalit. Ka ardhur ky djali me makinë më ka marrë telefonin nga dora, e ka thyer dhe ka filluar të më godasë në shkelma në grushte, çfarë s’ka bërë.

Policja: Më dëgjo mua. Unë do të thërras një specialist të zyrës së ankesave dhe do të vijë t’ju dëgjojë.

 

Sapo dole nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, çfarë të thanë aty, e bëre denoncimin?

Natasha Përleka: Po. Më thanë shko bëj kontrollet tek spitali, mund të shkosh tek policia e Lezhës, më dha numrin e telefonit dhe më tha do të më marrësh mua në telefon dhe do të fus që të takohesh direkt me të, unë i kam bërë letrat të gjitha gati për t’ja çuar drejtorit të përgjithshëm të shtetit.

Ti mbarove punë, bëre të gjithë denoncimin këtu?

Natasha Përleka: Po.

Rasti 2

Ruzhdi Dapi para mikrofonit të “STOP” denoncon dhunën e ushtruar ndaj babait të tij, sipas tij nga një person me probleme të shëndetit mendor.

Ka ndodhur një ngjarje e rëndë, është goditur babai juaj me sende të forta në fytyrë, si ka ndodhur dhe nga kush është goditur?

Ruzhdi Dapi: Kjo ndodhi para një jave, u godit nga komshiu që kemi pranë. Ne nuk kemi asnjë konflikt personal me të, kjo na shtyn të mendojmë se ky është me të meta mendore. Ka patur ankesa edhe nga banorë të tjerë të fshatit, mirëpo i vëllai e ka ndihmuar, ai e dëmton me këtë rast, duhet ta ndjekë me ilaçe me rrugët siç i ka shteti, mirëpo ai bën të kundërtën. Ne menduam se kishim të bënim me një me të meta mendore, por na doli gjithë familja budallenj. Shteti duhet ti ndjekë këto gjëra se po na tmerrohen fëmijët, nuk jemi të qetë në familjen tonë. Ne kërkojmë ta bëjmë publike këtë gjë që të parandalohen këto se nesër mund të na vrasë ndonjë fëmijë, kush do të përgjigjet?

Xhemal Dapi, denoncues: Ishte ora 12:30 i foli, i tha hajde këtu.

Kush?

Xhemal Dapi, denoncues: Ai që e vrau, Tan Velija. Ky shkoi, ai e priti me tub.

E goditi me tub hekuri?

Xhemal Dapi, denoncues: Po me tub hekuri, 3 metra e ca i gjatë./tvklan.al

 



Ju sugjerojmë

Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane
Kryesore

Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane

15 Korrik, 2026 8:41 am
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

Trump: Sulmet ndaj Iranit do të vazhdojnë derisa të them mjaft

15 Korrik, 2026 8:38 am
“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
Kryesore

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

14 Korrik, 2026 10:49 pm
Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
Bota

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

14 Korrik, 2026 10:32 pm
Irani refuzoi armëpushimin, Trump: Nesër është afati i fundit
Bota

Trump tërhiqet nga tarifa për Hormuzin

14 Korrik, 2026 9:13 pm
Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar
Kryesore

Rama flet në Bruksel për Zvërnecin: S’ka asgjë për t’u shqetësuar

14 Korrik, 2026 8:44 pm
Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë
Kryesore

Mbyllja e 3 grupkapitujve, Rama: Po sjellim standardet europiane për qytetarët tanë

14 Korrik, 2026 8:13 pm
Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund
Kryesore

Mbyllja e 3 kapitujve të negociatave, Marta Kos: Krah Shqipërisë deri në fund

14 Korrik, 2026 8:09 pm
Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet
Bota

Alarmi gjerman: Pa armët amerikane, Putini nuk ndalet

14 Korrik, 2026 7:58 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas, humbin jetën dy persona

14 Korrik, 2026 7:54 pm
Para
Video-STOP/Përmbarim privat apo zyrë mashtrimi?!

Video-STOP/Përmbarim privat apo zyrë mashtrimi?!

Gjermania, dokumenta për emigrantët azilante

Shifra alarmante, mijëra shqiptarë kërkojnë sërish azil në Gjermani

Studimi/ Qentë, terapia më e mirë për nostalgjinë

Studimi/ Qentë, terapia më e mirë për nostalgjinë
















TE FUNDIT

Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane

Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane
15 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Konferenca e IX Ndërqeveritare Shqipëri-Be, e cila u mbajt të martën në Bruksel....

Lexo më shumë

Trump: Sulmet ndaj Iranit do të vazhdojnë derisa të them mjaft

“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
15 Korrik, 2026

Donald Trump ka thënë se sulmet ndaj Iranit “do të vazhdojnë derisa unë të them se është mjaft”.  Në një...

Lexo më shumë

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
14 Korrik, 2026

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana...

Lexo më shumë

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
14 Korrik, 2026

Disa persona raportohet  se kanë humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu të martën në kullën Oxy,  nje kantier ndertimi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}