Në ambientet e komisiariatit të policisë së Shkodrës dy oficerë policie janë goditur me njëri-tjetrin. Nuk eshte nje shaka.
Burime zyrtare të kësaj drejtorie, bëjnë me dije se Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka arrestuar Besnik Demushin, 35 vjeç, oficer policie.
Pas një konflikti të çastit, Demushi ka goditur me grushta punonjësin e policisë, B. K, 36 vjeç. Mbi Demushin rëndon vepra penale dëmtime të tjera me dashje.