Kronikë

Dy persona të plagosur nga aksidenti në rrugën Shkodër-Velipojë


               Publikuar në : 19:55 - 17/06/19 |
Opi Nion

Dy persona janë plagosur, gjatë një aksidenti të ndodhur ditën e sotme në aksin Shkodër-Velipojë, pranë fshatit Trush.

Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar plagosjen e Jetmir Bushit, 42 vjeç dhe Arjan Lleshit, 23 vjeç, dy drejtuesit e makinave.

Ata janë transportuar në spital nga ambulanca e Velipojës dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, polilica ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al E.Xh.

Pas