Te Fundit

Dy ICTS-të janë e njëjta kompani


               Publikuar në : 13:22 - 12/04/19 |
geliano fataj

Klodian Tomorri-Debati për sigurinë e Aeroportit te Rinasit është komplikuar pasi në skenë kanë dalë dy kompani. E para është ICTS Albania sh.pk me NIPT K51613031O, e themeluar në vitin 2005. Zyrtarisht kjo është kontraktorja e sigurisë në Rinas.

Kompania e dyte është ICTS Albania – Integrated Services” sh.p.k. me NIPT K91513022Q e regjistruar ne vitin 2009.

Një ditë më parë Lulzim Basha akuzoi publikisht se në sigurinë e aeroportit te Rinasit janë të përfshirë zyrtarë të maxhorancës aktuale duke e drejtuar gishtin nga avokati i partisë socialiste Eno Bushi.

Por menjëherë pas kësaj deklarate reagoi zoti Bushi, i cili tha se nuk ka qenë asnjëherë bashkëpronar në kompaninë që siguron Rinasin, por ka qenë bashkëpronar me 25 për qind të aksioneve vetëm te shoqëria ICTS Albania-Integrated Services.

Përmes një reagimi të gjatë zoti Bushi thotë se dy kompanitë janë persona tërësisht të ndryshëm juridikë, por edhe veprimtaria e tyre është tërësisht e ndarë dhe e ndryshme, pa asnjë lidhje midis veprimtarisë së tyre respektive.

Madje në reagim zoti Bushi kujdeset të verë në dukje ose me sakte të krijojë përshtypjen se e vetmja e përbashkët mes këtyre dy kompanive është vetëm emri i përafërt duke deklaruar se:
“Ngatërrimi që bëhet në media e nga persona të caktuar midis këtyre dy shoqërive, nisur nga përafërsia në emërtimin e tyre, është e qartë se është i qëllimshëm dhe vetëm për kredo politike”

Me tej avokati i Partisë Socialiste thotë se nuk është ortak i “ICTS Albania – Integrated Services” sh.p.k. me NIPT K91513022Q qysh nga viti 2016 dhe as ka qenë e as është ortak apo administrator i “ICTS Albania” sh.p.k. me NIPT K51613031O.

Por cila është e vërteta? T’i marrim faktet një nga një.

1-A ka lidhje zoti Bushi me kompaninë që siguron Rinasin? Përgjigja është PO!

Zyrtarisht kontraktorja e sigurisë ne Rinas eshte ICTS Albania që është themeluar në vitin 2005. Zyrtarisht zoti Bushi ka qene aksioner me 25 për qind të aksioneve tek kompania tjetër ICTS Albania Integrated Services. Por edhe pse nuk ka qene asnjëherë ortak apo aksioner tek ICTS Albania, zoti Bushi, ka qene përfaqësuesi ligjor i saj që ne vitin 2008. Shumë kohe para se te krijohej ICTS Albania Integrated Services. Pra zoti Bushi ka patur lidhje te drejtpërdrejta me kompaninë qe siguron Rinasin duke qenë përfaqësuesi ligjor i saj.

2- A janë të lidhura ICTS Albania dhe ICTS Albania Integrated Services? Përgjigja është prapë PO!

Edhe pse janë dy persona të ndryshëm juridikë, pra dy kompani me NIPTE të ndryshëm, praktikisht dy ICTS-te janë i njëjti grup. Ato zotërohen nga i njëjti pronar, qe eshte ICTS Europe, përfaqësohen te dyja nga te njëjtët njerëz dhe kanë të njëjtën adrese.

3-A ka lidhje veprimtaria e dy ICTS-ve. Përgjigja është PO. ICTS Albania Integrated Services është krijuar si kompani në vitin 2009. Ne statusin e saj thuhet: Kompania do te ofroje konsulence dhe shërbime për bizneset me të cilat ajo formon një grup ose ndaj palëve te tjera. Pra ICTS-se ku ka qene aksioner zoti Bushi ka bere biznes me ICTS-ne qe ka sigurinë e Aeroportit duke i ofruar konsulence dhe shërbime dhe duke arkëtuar para përkundrejt këtyre shërbimeve.

4- A kanë të përbashkët dy kompanitë vetëm emrin e përafërt? Përgjigja është e qarte tek pyetjet me sipër.

Pas