Dy dronë ukrainas janë rrëzuar afër Moskës gjatë natës, ka thënë ministria ruse e mbrojtjes. Një nga mjetet ajrore të paarmatosura u shkatërrua pranë një aeroporti të madh në jug të qytetit, ndërsa i dyti në perëndim.
Sulmet me dronë në qytet janë shtuar muajt e fundit, ndërsa presidenti ukrainas,Volodymyr Zelensky paralajmëroi muajin e kaluar se “lufta” po vinte në Rusi.
“Një përpjekje e regjimit të Kievit për të kryer një sulm terrorist me mjete ajrore pa pilot u parandalua mbi territorin e rajonit të Moskës”, tha ministria në Telegram. “Dy UAV u shkatërruan nga mbrojtja ajrore.
” Njëri u qëllua pranë Domodedovos, ku ndodhet një nga aeroportet më të mëdha ndërkombëtare të Rusisë, dhe një tjetër pranë autostradës së Minskut, shtoi Sergei Sobyanin, kryebashkiaku i qytetit. Javën e kaluar, një bllok zyre në distriktin e biznesit të Moskës u godit dy herë brenda ditëve nga mbeturinat e një sulmi me dron të penguar.