Një 51-vjeçar është arrestuar nga policia në Durrës, pasi iu sekuestruan 10 kilogramë dhe një peshore elektronike.
I arrestuari A. F. banues në Shkozë në Tiranë e kishte ndarë lëndën narkotike në dy çanta. Arrestimi i 51-vjeçarit është bërë në rrugën dytësore të fshatit Sukth në drejtim të Shijakut, i cili ishte duke lëvizur në këmbë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme ndaj veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”./ Opinion.al