Kanë punuar për vite të tëra së bashku në sagën e filmave “Harry Potter” dhe mesa duket aktorët Emma Ëatson dhe Tom Felton ende ruajnë kontakte me njëri-tjetrin.
Foto e fundit e publikuar nga Felton (Draco Malfoy) ku shfaqet në Afrikën e Jugut duke i mësuar kitaren aktores Emma Watson (Hermione Granger) për të nisur aludimet në mediat e huaja se mes tyre ka diçka më shumë se miqësi.
Këto aludime mediatike janë shtuar pasi nuk është hera e parë që ata takohen dhe kalojnë shumë kohë bashkë. Madje në intervista të hershme të aktores Watson ajo është shprehur se ka patur pëlqim për Felton, por nuk ia ka shprehur asnjëherë.
Të jetë vetëm miqësi apo dy aktorët kanë nisur diçka më shumë? Ndërkohë ndjekësit dhe fansat e “Harry Potter” në rrjete sociale janë shprehur entuziastë nëse një lidhje e tillë do të ishte e vërtetë./Opinion.al/