Kronikë

Dy aksidente në Vorë, 4 persona të plagosur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:55 - 01/07/20 |
Opi Nion

Dy aksidente automobilistike janë regjistruar sot në Vorë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona, mes të cilëve edhe një fëmijë 2 muajsh.

Autoritet sqarojnë se aksidenti i parë ka ndodhur rreth orës 12:30, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve ka mbetur i plagosur drejtuesi i njërit prej tyre.

Ndërkohë, vetëm 10 minuta më pas, u përplasen sërish dy automjete, ku të plagosur mbetën 3 persona, shoferi i njërës prej automjeteve, pasagjerja dhe fëmija i saj vetëm 2 muajsh, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën./ Opinion.al

Pas