Aktualitet

Dy aksidente brenda pak minutash në Tiranë, makina përplas 5-vjeçarin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:30 - 16/11/21 |
Opi Nion

Dy aksidente janë regjistruar brenda pak minutash në kryeqytet. Sipas uniformave blu, pasditen e sotme, rreth orës 16:50, tek sheshi “Karl Topia”, mjeti me drejtues shtetasin L. D., ka aksidentuar shtetasen L. Zh, 66 vjeçe, e cila për pasojë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa aksidenti tjetër ka ndodhur rreth orës 17:30, në vendin e quajtur “Tregu Elektrik”, ku mjeti me drejtues shtetasin I.C., ka aksidentuar një shtetas të mitur 5 vjeç, i cili për pasojë është dëmtuar, dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se grupi Hetimor ka shkuar në vendet e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidenteve./Opinion.al

Pas