Një i ri është vetëvrarë në afërsi të banesës së tij. Bëhet fjalë për një 26 vjeçar nga qyteti i Durrësit i cili vendosi t’i jepte fund jetës në orën 08:45 të ditës së djeshme. Sipas policisë, në një ambient që shërbente si magazinë, pranë banesës së tij është gjetur i varur shtetasi T.M 26 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Shkaktimi i vetëvrasjes” parashikuar në nenin 99 të Kodit Penal.