Shtatë punonjës të Zyrës së Regjistrimit të Pronave në Durrës janë shkarkuar nga detyra. Autoritetet lokale bëjnë të ditur se shkarkimi i funksionarëve, 4 prej të cilëve juristë dhe 3 hartografë, ka ardhur pas refuzimit të një urdhëri të ardhur nga Ministri i Drejtësisë.
Urdhëri kishte të bënte me afatet në shërbim dhe për të njëjtin motiv u është tërhequr vëmendja 5 punonjësve të tjerë.