Grida Duma, kandidatja për Kavajën e Partisë Demokratike, deklaroi se qeveria e re që do të dalë pas 25 prillit, do të fokusohet tek bujqësia.
Sipas saj, PD do të realizojë “një financim prej 50 milionë euro në vit pikërisht për infrastrukturën bujqësore”, si dhe do të realizohet ulje e shpenzimeve të fermerëve për pajisjet, plehrat kimike, farërat, fidanët, racat e kafshëve, dhe elementëve të tjerë të nevojshëm.
Deklaratat, Duma i ka bërë në fshatin Bago të Kavajës, ku ndodhej në një takim elektoral.