Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Duma: Irani nuk ka fuqi aktesh terroriste, shqiptarët mos të kenë frikë

2020/01/09 at 6:04 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Duma: Irani nuk ka fuqi aktesh terroriste, shqiptarët mos të kenë frikë

Ish-deputetja e PD-së Grida Duma, ka folur në lidhje me tensionet e krijuara mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Duma deklaroi gjatë një emisioni televiziv se regjimi iranian nuk ka fuqi aktesh terrorist ndërsa shtoi se shqiptarët nuk duhet të përfshihen nga ndonjë panik apo të kenë ndonjë frikë nga sulme të mundshme.

Ish-deputetja vlerëson se presidenti i Amerikës Donald Trump ka vepruar në mënyrë “par execellce” në raport me Iranin, duke treguar forcën e vërtetë përballë një shteti që kërcënon me terrorizëm.

Sipas demokrates regjimi iranian ka vrarë vetëm në dy muajt e fundit mbi 2700 njerëz, gjë që tregon se kemi një shtet tepër të kriminalizuar.

“Irani ose bazat që u goditën pas vrasjes së gjeneralit ishte tërësisht një lëvizje e Iranit për të mos humbur fytyrën. Irani donte të thoshte se shiko se edhe ne mund të reagojmë. Është shumë me vend ajo që thotë Trump, se Irani nuk ka fituar asnjë luftë, por ka fituar marrëveshje. Irani nuk ka fuqi aktesh terroriste. Nuk duhet pasur panik për ndonjë sulm nga Irani për veprim të logjikës terroriste. Të gjithë ata që merren me diplomaci, e dinë se me Iranin mund të veprohet me shkop të një ushtrie. Akti i marrjes së muxhahedinëve në Shqipëri është një akt humanitar dhe politik i qartë, si dhe strategjik, pasi ne jemi përkrah SHBA. Nëse ka një gjë që Shqipëria e ka bërë mirë është strehimi i muxhahedinëve. Deklaratat se Shqipëria na qenka një vend ‘djallëzor’ është vetëm politik, pasi në Iran ka sistem autokratik. Trumpi e ka identifikuar veten si president konservator republikan, që tregon dorën e fortë. Kur kishim Carterin, kishim qasje të miut. Në kohën e Obamës, kishte një politikë paqësore dhe jo aq të një perandorie të fuqishme. Mendoj se qasja republikane është më e mira, sepse kur kemi të bëjmë me akte terroriste, këtu nuk ka situata për dialog, por këtu duhet treguar se kush është mbajtësi i forcës dhe presidenti amerikan këtë tregoi. Unë mbetem personalisht në anën e atyre që reagojnë me forcë ndaj akteve terroriste. Irani është një vend ku individi është person që ka kapur shtetin, është shteti vetë. Është njësoj sikur të bësh konferenca me kriminelët për të arritur një marrëveshje, gjë nuk mund të bëhet. Për mua Trump është treguar par execellce. Ky është një regjim, që e mbyt fjalën e lirë, vret. Në Iran, në dy muajt e fundit janë vrarë mbi 2700 njerëz, pra kemi të bëjmë me regjim kriminal. Është kërcënimi i një regjimi, që frikëson botën. Marrëveshja nukleare me Iranin është konsideruar e keqe”, u shpreh Duma./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë
Aktualitet

8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë

8 Dhjetor, 2025 8:41 am
Parashikimi i motit për këtë javë
Kryesore

Parashikimi i motit, 8 dhjetor 2025

8 Dhjetor, 2025 8:40 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 8 dhjetor 2025

8 Dhjetor, 2025 8:39 am
Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
Aktualitet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

7 Dhjetor, 2025 4:39 pm
Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë
Kronikë

Vrasja e 15-vjeçarit, bashkëmoshatarët protestë paqësore në Bulqizë

7 Dhjetor, 2025 4:20 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Një ministre, një pezullim dhe anatomia e një prove demokratike

7 Dhjetor, 2025 12:22 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 7 dhjetor 2025, zbuloni shenjat me fat

7 Dhjetor, 2025 12:11 pm
Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…
Kronikë

Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Greqi, 50-vjeçarja shpëton duke…

6 Dhjetor, 2025 11:09 pm
Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai
Bota

Trump merr telefonatë nga Ronaldo, Presidenti: Nuk ka njeri më të mirë se ai

6 Dhjetor, 2025 9:51 pm
Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin, babai: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë

6 Dhjetor, 2025 8:40 pm
Para
Inteligjenca Amerikane: Irani goditi me raketa avionin ukrainas

Inteligjenca Amerikane: Irani goditi me raketa avionin ukrainas

Facebook vendos të mos kufizojë reklamat politike

Facebook vendos të mos kufizojë reklamat politike

Kurti-Mustafa, asnjë marrëveshje! Ku ndahen dy liderët

Kurti-Mustafa, asnjë marrëveshje! Ku ndahen dy liderët
















TE FUNDIT

8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë

8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë
8 Dhjetor, 2025

Sot shënohet 8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë. E shpallur prej vitit 2009 nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 8 dhjetor 2025

Parashikimi i motit për këtë javë
8 Dhjetor, 2025

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime kryesisht përgjatë...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 8 dhjetor 2025

Horoskopi, 1 shtator 2023
8 Dhjetor, 2025

Dashi Sot mund të organizoni një lloj aktiviteti në grup ose takimi në shtëpinë tuaj. Një numër njerëzish interesantë mund...

Lexo më shumë

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet

Ndeshja mes Tiranës dhe Partizanit, bllokohen disa rrugë në kryeqytet
7 Dhjetor, 2025

Disa segmente rrugore të kryeqytetit do të qëndrojnë sot të bllokuara për shkak të derbit të kryeqytetit, që do të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com