Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Duke pritur takimin Rama­-Basha

2016/04/04 at 1:47 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Çështja “Blushi” dhe degjenerimi i partive

Nga MARK MARKU
Letra e Kryeministrit Rama drejtuar kryetarit të opozitës Basha për një takim mes tyre dhe refuzimi prej këtij të fundit i një takimi të mundshëm mes tyre ka shkaktuar jo pak debate dhe diskutime, në të cilat përgjithësisht mbisundon ideja se Basha ka rënë në kurthin e Ramës, duke dalë si refuzues i frymës së dialogut që duhet të ekzistojë mes qeverisë dhe opozitës.


Në pamje të parë duket tamam kështu: refuzimi i dialogut politik të bën a priori fajtor dhe është jokorrekte politikisht ta artikulosh këtë refuzim. Në këtë kurth kishte rënë madje edhe një mik fort i çmuar i imi, publicisti dhe kritiku i njohur Agron Gjekmarkaj, i cili në një shkrim të botuar në gazetën “Panorama” i bashkohej idesë mbizotëruese se takimi, pavarësisht falsitetit apo funksionit propagandistik që fshihte, nuk duhej refuzuar.

Personalisht mendoj se zoti Basha, po të kishte bërë të kundërtën, pra nëse do të kishte pranuar një takim me zotin Rama, do të kishte gabuar rëndë. E kam fjalën jo për takime dhe dialogun në përgjithësi, pasi mendoj se Rama dhe Basha, por jo vetëm ata, mund të takohen sa të duan dhe kur të duan, por për takimin e propozuar nga zoti Rama në letrën ftesë. Përmbajtja e letrës ishte shumëçka, por jo një ftesë që mund të pranohej nga Basha për shumë arsye.

Së pari, për propozimin që përmbante. E vetmja pikë e axhendës që i propozohej takimit ishte krijimi i një forumi dialogu mes maxhorancës dhe opozitës kryesuar nga Rama­Basha. Krijimi i një forumi të tillë ishte as më shumë e as më pak veç zëvendësimi i gjithë sistemit politik dhe institucional shqiptar në një tryezë bisedimesh mes Ramës dhe Bashës.

Domethënë, shmangia e Parlamentit si institucioni i dialogut dhe përballjes mes forcave politike, shmangia e Kushtetutës dhe e ligjit si pikë reference për zgjidhjen e problemeve, shmangia e forcave politike dhe minimizimi i rolit të institucioneve të tyre në marrjen e vendimeve, madje edhe shmangien e faktorit ndërkombëtar si ndërmjetës dhe garant i zgjidhjes së shumë problemeve të demokracisë shqiptare.

Propozimi i Ramës nuk të habit, pasi gjithë qeverisja e tij ka treguar dëshirën e tij të pakontrolluar dhe të rrezikshme për të shkatërruar sistemin politik dhe të qeverisjes, duke e zëvendësuar me autoritetin e pushtetit dhe arrogancës së tij vetjake. Do të ishte një vetëvrasje politike për Bashën nëse do të bëhej bashkëfajtor në asgjësimin e sistemit politik dhe institucional shqiptar, duke i mbivendosur një forum me dy persona, ku Rama dhe Basha të vendosnin për gjithçka.

Pranimi i një takimi të tillë do të ishte përveç të tjerash një shkatërrim i aksionit politik të opozitës vetëm pak muaj para fillimit të vitit elektoral. Si mund të dilte Basha në fushatë me një projekt për marrjen e pushtetit, dhe çfarë do t’u thoshte ai mbështetësve të tij dhe qytetarëve shqiptarë për nevojën e alternimit të pushtetit, kur vetë ai si lider i opozitës ishte i përfshirë në një takim për zgjidhjen e problemeve me kryetarin e qeverisë.

T’u propozonte rrëzimin e tij ndërkohë që po negocionte me të për zgjidhjen e problemeve? Të bashkëndante përgjegjësinë me të për dështimet e pafundme dhe arrogancën e pashembullt? Gjithë fushata e tij do të ishte asgjësuar ende pa nisur. Dhe ka bërë mirë që refuzoi, se ndryshe do të duhej të kishin dalë në fushatë me një koalicion PD­PS. Padobia e një takimi Rama-­Basha bëhet edhe më e dukshme po të kemi parasysh qëndrimin që Rama ka mbajtur deri tani ndaj Bashës.

Diskursi i Ramës ndaj Bashës ka qenë fyes, përbuzës, tallës, ashtu si asnjë Kryeministër i një vendi demokratik nuk do të guxonte ta përdorte ndaj kryetarit të opozitës. Ai ka synuar ta delegjitimojë pa reshtur Bashën si lider të opozitës dhe PD­në si forcë politike.
Në gjithë diskursin e tij, PD­ja përmendet vetëm me fjalën SHQUP dhe lideri i saj si kryetar de jure i SHQUP­it. Madje, gjithë populli opozitar është konsideruar si budalla. Ndërkohë që Basha asnjëherë nuk e ka fyer as Partinë Socialiste duke e quajtur Komiteti i Partisë së Tiranës dhe as Edi Ramën duke e quajtur Pirro Kondi. Nëse Basha do të pranonte takimin, do të pranonte edhe faktin se kryetari i PD­së njihet si i tillë vetëm kur e vendos Edi Rama.

Populli opozitar dhe PD si forcë politike nuk do t’ia falnin kurrë një gjë të tillë Bashës dhe nëse ai do të tentonte ta fitonte legjitimitetin prej Ramës, do të ishte delegjitimuar prej PDsë ende pa e nisur fushatën e tij të parë dhe sfidën më serioze si kryetar i PD­së. Duket se Basha e ka llogaritur mirë këtë dhe bëri mirë që e refuzoi forumin e Ramës.

/Marrë nga gazeta Panorama



Ju sugjerojmë

Tirana në sytë e gazetarëve të Europës
Politikë

Tirana në sytë e gazetarëve të Europës

17 Maj, 2025 8:24 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Makina përplas motomjetin në Tiranë, përfundojnë në spital dy persona

17 Maj, 2025 8:09 pm
Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën
Bota

Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën

17 Maj, 2025 7:57 pm
Lideri i Iranit hedh poshtë komentet e Trump për propozimin për programin bërthamor
Bota

Lideri i Iranit hedh poshtë komentet e Trump për propozimin për programin bërthamor

17 Maj, 2025 7:33 pm
Gjithçka duhet të dini për Eurovizionin para finales së madhe
-Kulturë

Gjithçka duhet të dini për Eurovizionin para finales së madhe

17 Maj, 2025 7:14 pm
Votat e Greqisë/ PD ruan mandatin e katërt në Lezhë, tensione mes Nokës dhe Ballës
Politikë

Votat e Greqisë/ PD ruan mandatin e katërt në Lezhë, tensione mes Nokës dhe Ballës

17 Maj, 2025 6:49 pm
Vizita në Tiranë, presidenti Macron: Shqipëria e ka vendin e saj në BE!
Bota

Vizita në Tiranë, presidenti Macron: Shqipëria e ka vendin e saj në BE!

17 Maj, 2025 6:43 pm
Projekti në Sazan, Jared Kushner zbulon si vendosi të investonte në Shqipëri
Kryesore

Projekti në Sazan, Jared Kushner zbulon si vendosi të investonte në Shqipëri

17 Maj, 2025 6:31 pm
Votat e Greqisë,përfundon procesi i numërimit për subjektet zgjedhore në katër qarqe
Politikë

Votat e Greqisë,përfundon procesi i numërimit për subjektet zgjedhore në katër qarqe

17 Maj, 2025 6:11 pm
OBSH: Shqipëria, nën mesataren e Europës për infermierët
Aktualitet

OBSH: Shqipëria, nën mesataren e Europës për infermierët

17 Maj, 2025 6:04 pm
Para
Foto/ VIP-at që nuk ndanin shajet nga koka

Foto/ VIP-at që nuk ndanin shajet nga koka

A do të jetë sonte Kastro në YFSY?!

A do të jetë sonte Kastro në YFSY?!

Elia Zaharia: Dasma erdhi në kohën e duhur

Elia Zaharia: Dasma erdhi në kohën e duhur

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Tirana në sytë e gazetarëve të Europës

Tirana në sytë e gazetarëve të Europës
17 Maj, 2025

Rreth 1 mijë gazetarë nga e gjitha Europa mbërritën në Tiranë në 16 Maj, nga ku raportuan për një nga...

Lexo më shumë

Makina përplas motomjetin në Tiranë, përfundojnë në spital dy persona

Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
17 Maj, 2025

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në bulevardin “Zhan D’ark”, në kryeqytet ku një automjet ka përplasur një motomjet...

Lexo më shumë

Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën

Izraeli nisi ofensivën e madhe, Hamasi: Fillojnë bisedime të reja për Gazën
17 Maj, 2025

Hamasi thotë se negociatorët e tij kanë hapur një raund të ri bisedimesh që synojnë t’i japin fund luftës në...

Lexo më shumë

Lideri i Iranit hedh poshtë komentet e Trump për propozimin për programin bërthamor

Lideri i Iranit hedh poshtë komentet e Trump për propozimin për programin bërthamor
17 Maj, 2025

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, deklaroi se Teherani nuk ndjen asnjë presion për t’iu përgjigjur një propozimi amerikan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com