Më 15 Qershor, në stadiumin me 67 mijë vende të Dortmundit në Gjermani, luhet ndeshja e grupeve Shqipëri-Itali për Kampionatin Europian.
Do të jetë një ndeshje plot emocion dhe adrenalinë. E sigurisht që të gjitha biletat për atë ndeshje janë shitur.
Por Presidenti i FSHF, Armand Duka, ka zbuluar një kuriozitet. I ftuar “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, Armand Duka tha se ndeshja Shqipëri-Itali dhe Gjermani-Zvicër janë 2 ndeshjet më të kërkuara të grupeve në Euro 2024
“Dihet që stadiumi është i shitur i tëri, është plot me shqiptarë dhe italianë, edhe gjermanë. Statistikat janë që 2 ndeshjet e grupeve më të kërkuara në Kampionatin Europian janë Gjermani-Zvicër dhe Shqipëri-Itali”, tregoi Presidenti i FSHF Armand Duka./ Tv Klan