Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Duka i përgjigjet ankimit të Finos: Nuk e njohim KAS-in shqiptar

2018/04/26 at 8:23 PM
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Duka përballë Finos? Ja cili kryeson sondazhin e Opinion

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i është përgjigjur një letre të mbërritur në datën 16 prill 2018, që siç thotë Duka, është nga dikush që prezantohet si Këshilli i Arbitrazhit Sportiv.
Në reagimin e tij, Duka shprehet se është në pritje të identitetit të vërtetë të autorit të kësaj letre, dhe thotë se FSHF nuk ka asnjë marrëveshje arbitrazhi me Bashkim Finon për këtë çështje.


Letra e plotë e Dukës
Përgjigje një letre te marre ne daten 16.04.2018 nga dikush që prezantohet si Këshilli i Arbitrazhit Sportiv.
Kujtdo që na është drejtuar si KAS,
I/E nderuar zonjë/zotëri që prezantohesh si Sekretar i një organizatë që sipas jush quhet KAS.
Kemi marrë në adresën tonë letrën e quajtur Njoftim të datës 10.04.2018, ku na bëni të ditur se për rrethana apo kondita që janë të panjohura prej nesh ju na bëni të ditur se mesa duket e konsideroni vetën përfaqësues të një organizate që qenka e legjitimuar të zhvillojë një lloj procedure gjykimi në lidhje me disa çështje që lidhen me organizatën tonë. Nëse ka qenë një gabim njerëzor ju lutem na thoni.
Po ashtu na bëni të ditur se këtë nismën po e çoni përpara në sajë të kërkesës së një prej anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë, të nderuarit z. Bashkim Fino, kërkesë për arbitrazh kjo që na keni përcjellë gjithashtu. Në asnjë moment nuk duket të dyshoni në kompetencat tuaja për të vlerësuar këtë çështje dhe na ftoni të zbatojmë një farë rregullore tuajën, e madje na keni caktuar, Ju i paidentifikuar sekretar, edhe disa afate të cilat duhet t’i zbatojmë, duke na kërkuar të caktojmë edhe një arbitër nga një listë që keni përcjellë ju vetë, ku nuk njohim dhe as mund t’i besojmë asnjë individi.
Në këto kondita duhet t’ju lajmërojmë se në radhë të parë FSHF nuk ka asnjë marrëveshje arbitrazhi me të nderuarin anëtar të Parlamentit, z. Bashkim Fino, dhe nuk e kuptojmë dot si mund të jemi ftuar në arbitrazh prej tij pa e patur këtë marrëveshje.
Ndërkohë ju lutem të identifikoni organizatën tuaj me të gjitha të dhënat juridike të nevojshme të saj, vendim gjyqësor apo NUIS, statut e të tjera akte të nevojshme për identifikimin e një personi juridik.
Më pas ju lutem identifikohuni ju i nderuar Sekretar dhe na sqaroni pak edhe se çfarë është kjo rregullorja dhe çfarë ekspertize kanë këta zotërinjtë që na keni imponuar si arbitra, kush i zgjedh ata, pse s’mund të zgjedhim një tjetër.
Por ndërkohë, nëse ju jeni pjesë e asaj organizatës që nuk lindi kurrë e që ja ka ndërruar disa herë vetes emrin në KOSH, KOKSH, KOKSHI etj, një organizatë parapolitike e krijuar nga Qeveritë e Republikës së Shqipërisë, ju lutem të ndërprisni çdo veprim të mëtejshëm në lidhje me këtë çështje.
Federata Shqiptare e Futbollit dhe organizatat ndërkombëtare ku ajo aderon nuk kanë njohur dhe deri më sot nuk njohin mundësinë për t’i shtruar çështjet tona ligjore para atij që për herë të fundit në vitin 2010 kërkohej të na imponohej nga Ministri i Sportit si Arbtrazh Sportiv ndërkonfederativ.
Është për këtë shkak që në statutin (neni 10) tonë deri sa një institucion i tillë të pranohet sipas standardeve të UEFA dhe FIFA, çështje i referohen CAS/TAS Laussane. Deri më sot nuk kemi marrë nga organizatat ku aderojmë një opinion të kundërt në lidhje me këtë çështje.
I nderuar i panjohur, sa po ju të vendosni të identifikoheni, ne ndoshta do ta vijojmë komunikimin tonë duke qenë pak më të informuar. Po ashtu do shikojmë edhe mundësinë e hapave ligjore ndaj atyre që na shqetësojnë pa shkak dhe pa tagër në veprimtarinë tonë shumë domethënëse për përparimin e sportit me të dashur në planet.
Në pritje të identitetit tuaj,
Armand DUKA
President!

Etiketa: ankimimiArmand DukaBashkim Fino


Ju sugjerojmë

Arbër Hoxha: Pranojmë humbje me Letoninë, por jo me Serbinë
Sport

Arbër Hoxha: Pranojmë humbje me Letoninë, por jo me Serbinë

4 Qershor, 2025 12:08 pm
Përballja historike e Serbisë me Shqipërinë/Mesfushori Katai: Kemi presion të lartë!
Kryesore

Ndeshja Shqipëri-Serbi, sot afati i fundit i shortit elektronik për biletat

4 Qershor, 2025 9:49 am
Modriç largohet nga Real Madrid
Sport

Igli Tare ka nisur punën, Milan kërkon Modriç

3 Qershor, 2025 5:46 pm
Inzaghi largohet nga Interi, gati trajneri i ri
Sport

Inzaghi largohet nga Interi, gati trajneri i ri

3 Qershor, 2025 5:36 pm
Përgatitjet për Serbinë/ Kombëtarja ende e paplotësuar, nuk ka probleme për Brojën
Sport

Përgatitjet për Serbinë/ Kombëtarja ende e paplotësuar, nuk ka probleme për Brojën

3 Qershor, 2025 5:28 pm
Përballja historike e Serbisë me Shqipërinë/Mesfushori Katai: Kemi presion të lartë!
Sport

Përballja historike e Serbisë me Shqipërinë/Mesfushori Katai: Kemi presion të lartë!

3 Qershor, 2025 3:00 pm
Dy miqësoret ndaj Bullgarisë, publikohet lista e Shqipërisë U-19
Sport

Dy miqësoret ndaj Bullgarisë, publikohet lista e Shqipërisë U-19

3 Qershor, 2025 2:40 pm
Shqipëri-Serbi, shorti elektronik i biletave vijon deri më 3-4 qershor
Kryesore

Shqipëri-Serbi, shorti elektronik i biletave vijon deri më 3-4 qershor

3 Qershor, 2025 10:33 am
Përballja Shqipëri-Serbi, nis seanca e parë stërvitore e Kombëtares shqiptare
Sport

Përballja Shqipëri-Serbi, nis seanca e parë stërvitore e Kombëtares shqiptare

2 Qershor, 2025 6:04 pm
Trajneri i kombëtares serbe: Iki që nesër nëse jam unë problemi
Sport

Trajneri i kombëtares serbe: Iki që nesër nëse jam unë problemi

2 Qershor, 2025 5:47 pm
Para
Shokuese, 50% e të rinjëve kryejnë marrëdhënie seksuale pa masa mbrojtëse

Shkenca: Ja pse marrëdhëniet seksuale janë si një ilaç

Reagon përsëri Krichbaum: Ky është mendimi im për hapjen e negociatave për anëtarësim

Reagon përsëri Krichbaum: Ky është mendimi im për hapjen e negociatave për anëtarësim

Abuzoi me licencimet, UEFA dënon FSHF-në. Dëmi shkon 160 mijë euro

Abuzoi me licencimet, UEFA dënon FSHF-në. Dëmi shkon 160 mijë euro
















TE FUNDIT

Vrasja e Edmond Papës/ Prokuroria kërkon 55 vite burg për dy të akuzuarit

Vrasja e Edmond Papës/ Prokuroria kërkon 55 vite burg për dy të akuzuarit
4 Qershor, 2025

Prokuroria e Tiranës kërkon 30 vite burg për Andrew Boden dhe 25 vjet për Albano Velon, dy të akuzuarit për...

Lexo më shumë

Berisha: Raporti i Komisionit të Punëve të Jashtme denoncoi farsën elektorale

Berisha: Raporti i Komisionit të Punëve të Jashtme denoncoi farsën elektorale
4 Qershor, 2025

Nga Brukseli, ku po merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të PPE, kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar Raportin e...

Lexo më shumë

“Shqipëria “favorit kryesor” për anëtarësim në BE”/Balla falenderon raportuesin e PE

“Shqipëria “favorit kryesor” për anëtarësim në BE”/Balla falenderon raportuesin e PE
4 Qershor, 2025

Ministri i Shtetit, Taulant Balla, ka reaguar pas miratimit të raportit të fundit për Shqipërinë nga Komiteti për Punët e...

Lexo më shumë

Danimarka konfirmon dërgimin e të burgosurve në Kosovë në 2027

Danimarka konfirmon dërgimin e të burgosurve në Kosovë në 2027
4 Qershor, 2025

Të burgosurit e parë nga Danimarka pritet të transferohen në burgun në Gjilan në pjesën e parë të vitit 2027,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com