Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reagon përsëri Krichbaum: Ky është mendimi im për hapjen e negociatave për anëtarësim

2018/04/26 at 8:51 PM
në Bota, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Reagon përsëri Krichbaum: Ky është mendimi im për hapjen e negociatave për anëtarësim

Kryetari i Komisionit parlamentar për çështjet e Bashkimit Europian në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum, ka reaguar edhe njëherë tjetër në lidhje me deklaratat e bëra për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë.

Krichbaum ka zgjedhur një kanal komunikimi të pazakontë për të bërë të ditur qëndrimin e tij përsa i takon hapjes së negociatave me Shqipërinë.

Ai ka postuar në Facebook një shkrim të gazetës Der Tagesspiegel për qëndrimin e tij për sa i përket hapjes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.

Kur fjala bie për kryeministrin Edi Rama, atëherë çështja është shumë e qartë. Shqipëria nuk duhet të humbasë kohë, ‘duke pritur hapjen e negociatave për anëtarësim’- është shprehur 53-vjeçari, të mërkurë, para një takimi me kancelaren Angela Merkel.

Pavarësisht nga mangësitë që Shqipëria ka në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Komisioni Europian, rekomandoi javën e kaluar hapjen e bisedimeve për pranimin e Tiranës në BE.

Rekomandimi është pjesë e strategjisë së Komisionit për anëtarësimin afatgjatë në BE, për gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor.

Për Malin e Zi dhe Serbinë, dy vende që po negociojnë për anëtarësim, Brukseli mendon se mund t’i bashkohen BE-së në vitin 2025-së.

Merkel nuk angazhohet në negociatat e pranimit

Nëse negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë do të fillonin së shpejti, ato do të vendoseshin nga shtetet anëtare të BE-së, por jo pak edhe nga Gjermania.

Prandaj, takimi i kryeministrit Rama me Merkel në Berlin, ishte i një rëndësie të veçantë.

Megjithatë kancelarja gjermane nuk deklaroi në daljen e përbashkët për mediat se do të mbështeste hapjen e negociatave të pranimit.

Merkel tha se do të krijonte një opinion përfundimtar deri në mbajtjen e Samitit të BE-së në qershor.

Për kryeministrin Rama, e mërkura, ishte një mundësi e shkëlqyer për të promovuar hapjen e negociatave me BE-në. Para takimit me Merkel, ai kishte takuar presidentin e Bundestagut, Ëolfgang Schäuble, si dhe disa anëtarë të tjerë të Komitetit Europian në Bundestag.

Kryeministri shqiptar foli për luftën kundër korrupsionit dhe reformën në drejtësi. Ai tha se sistemi i drejtësisë po i nënshtrohet një kontrolli për verifikimin e pasurisë.

Mirëpo, deri tani, nuk ka një qëndrim të qartë në lidhje me hapjen e negociatave për anëtarësim me Tiranën. Disa deputetë janë të mendimit se negociatat duhet të hapen, por këtë vendim e lidhin me kushtin e domosdoshmërisë së vijimit të reformës në drejtësi.

Të tjerë, siç është edhe kryetari i Komitetit Europian të Bundestagut, Gunther Krichbaum, e konsiderojnë hapjen e negociatave për anëtarësim në BE si ende herët dhe të parakohshëm.

Krichbaum i CDU-së, thekson se hapja e negociatave është diçka e mundshme, por ka ‘rezerva të konsiderueshme’ kundër hapjes së shpejtë të negociatave për anëtarësim.

Etiketa: anetaresimKrichbaum. negociatatshqiperia

Ju sugjerojmë

Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën
Aktualitet

Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn

8 Korrik, 2025 2:08 pm
Hyri në e-Albania me të dhënat e të afërmes dhe mori kredi, nën hetim 32-vjeçarja
Aktualitet

Hyri në e-Albania me të dhënat e të afërmes dhe mori kredi, nën hetim 32-vjeçarja

8 Korrik, 2025 1:57 pm
Ministri Hoxha dhe Vengu zbresin në landfillin e Elbasanit: Situata e normalizuar
Aktualitet

Ministri Hoxha dhe Vengu zbresin në landfillin e Elbasanit: Situata e normalizuar

8 Korrik, 2025 1:49 pm
(VIDEO)Dogji me lëndë djegëse makinën e fqinjit/ Pranga 60 vjeçarit në Tiranë
Aktualitet

(VIDEO)Dogji me lëndë djegëse makinën e fqinjit/ Pranga 60 vjeçarit në Tiranë

8 Korrik, 2025 1:42 pm
U lirua me kusht, Berisha: Salianji do të vijojë të ketë rol aktiv në PD!
Aktualitet

U lirua me kusht, Berisha: Salianji do të vijojë të ketë rol aktiv në PD!

8 Korrik, 2025 1:25 pm
Denoncimi i Berishës: Metës po i bëhet terror psikologjik në burg. S’i kanë lejuar..
Aktualitet

Denoncimi i Berishës: Metës po i bëhet terror psikologjik në burg. S’i kanë lejuar..

8 Korrik, 2025 1:16 pm
Hapet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë
Aktualitet

Hapet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë

8 Korrik, 2025 1:08 pm
Lirimi i Salianjit/Berisha:Dënim politik,vuajti 9 muaj në burg jashtë çdo lloj ligji
Aktualitet

Lirimi i Salianjit/Berisha:Dënim politik,vuajti 9 muaj në burg jashtë çdo lloj ligji

8 Korrik, 2025 12:50 pm
Lirohet me kusht Salianji/Avokati: Element minimal drejtësie, ishte dënim politik!
Aktualitet

Lirohet me kusht Salianji/Avokati: Element minimal drejtësie, ishte dënim politik!

8 Korrik, 2025 12:44 pm
9 vatra zjarri në 24 orët e fundit, në 4 qarqe vijon niveli i lartë i rrezikut
Aktualitet

Situata e zjarreve/Ministria e Mbrojtjes: 25 vatra në 24 orë, 4 janë ende aktive

8 Korrik, 2025 12:31 pm
Para
Abuzoi me licencimet, UEFA dënon FSHF-në. Dëmi shkon 160 mijë euro

Abuzoi me licencimet, UEFA dënon FSHF-në. Dëmi shkon 160 mijë euro

Zbulohet resorti luksoz ku Princi Harry i propozoi Meghan Markle

Zbulohen detaje të reja nga dasma madhështore e Princit Harry me Megan Markle

Video/ Maliqi: Vizita e Ramës në Berlin ishte e suksesshme, kaq pritej

Video/ Maliqi: Vizita e Ramës në Berlin ishte e suksesshme, kaq pritej

TE FUNDIT

Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn

Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën
8 Korrik, 2025

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë se...

Lexo më shumë

Hyri në e-Albania me të dhënat e të afërmes dhe mori kredi, nën hetim 32-vjeçarja

Hyri në e-Albania me të dhënat e të afërmes dhe mori kredi, nën hetim 32-vjeçarja
8 Korrik, 2025

Një 32-vjeçare nga Tirana është marrë nën hetim nga Policia e Tiranës, pasi është denoncuar në polici nga një 25-vjeçare,...

Lexo më shumë

Ministri Hoxha dhe Vengu zbresin në landfillin e Elbasanit: Situata e normalizuar

Ministri Hoxha dhe Vengu zbresin në landfillin e Elbasanit: Situata e normalizuar
8 Korrik, 2025

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe ai i Mbrojtjes, Pirro Vengu, shoqëruar nga kryebashkiaku Gledian Llatja dhe prefekti Ilir Bejtja...

Lexo më shumë

(VIDEO)Dogji me lëndë djegëse makinën e fqinjit/ Pranga 60 vjeçarit në Tiranë

(VIDEO)Dogji me lëndë djegëse makinën e fqinjit/ Pranga 60 vjeçarit në Tiranë
8 Korrik, 2025

Zbardhet djegia e qëllimshme e një automjeti, ndërkohë që është identifikuar dhe vënë në pranga nga policia një 60-vjeçar në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com