Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Duhet t’i shohim pajisjet e shkatërruara të armikut”, Kremlini hap ekspozitë me pajisjet ushtarake të kapura gjatë luftës në Ukrainë 

2024/05/01 at 2:38 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Peskov: Putini nuk i ka diskutuar kurrë sanksionet anti-ruse me Scholz dhe Macron

Një ekspozitë e pajisjeve ushtarake perëndimore të marra nga forcat e Kievit gjatë luftimeve në Ukrainë u hap më 1 maj në kryeqytetin e Rusisë, në Moskë. 

Ekspozita e organizuar nga Ministria Ruse e Mbrojtjes përfshin mbi 30 pjesë të pajisjeve të rënda ushtarake të prodhimit perëndimor, përfshirë një tank luftarak M1 Abrams të prodhuar nga SHBA-ja, një automjet luftarak të blinduar Bradley, një tank Leopard 2, një automjet të blinduar këmbësorie Marder nga Gjermania dhe një automjet të blinduar AMX-10RC të prodhimit francez. 

Ekspozita, e cila do të qëndrojë e hapur për një muaj në një vend përkujtimor të Luftës së Dytë Botërore, në perëndim të Moskës, përmban edhe armë zjarri, letra ushtarake dhe dokumente të tjera të ndryshme. 

Autoritetet ruse kanë kritikuar furnizimet me armë dhe pajisje ushtarake perëndimore për Ukrainën, duke i cilësuar ato si dëshmi të përfshirjes së drejtpërdrejtë të NATO-s në konflikt. 

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar vazhdimisht se furnizimet ushtarake perëndimore për Kievin nuk do të ndryshonin rrjedhën e konfliktit dhe nuk do ta pengonin Rusinë të arrijë qëllimet e saj. 

Ekspozita vjen pasi forcat ruse kanë arritur të fitojnë më shumë terren në Ukrainën lindore, duke përfituar nga vonesat në ndihmën ushtarake të SHBA-së për ushtrinë ukrainase. 

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e ka përshëndetur ekspozitën në Moskë si një “ide të shkëlqyer”. 

“Ekspozita e pajisjeve “trofe” do të tërheqë interesim të madh nga banorët e Moskës, mysafirët e qytetit tonë dhe të gjithë banorët e vendit”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. “Ne të gjithë duhet t’i shohim pajisjet e shkatërruara të armikut”. 

Blogerët ushtarakë rusë tërhoqën paralele me shfaqjet dhe ekspozitat e pajisjeve ushtarake naziste të kapura që Bashkimi Sovjetik mbajti gjatë edhe pas Luftës së Dytë Botërore. 

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, vuri në dukje se diplomatët e huaj me bazë në Moskë duhet ta shfrytëzojnë rastin për të vizituar ekspozitën për të parë se si “Perëndimi shkatërron paqen në planet”. 

“Kjo ekspozitë do të jetë interesante për të gjithë ata që ende besojnë në ‘vlerat perëndimore’ mitike ose nuk arrijnë të vërejnë një agresion të lëshuar nga NATO-ja kundër Rusisë dhe popullit tonë”, tha Zakharova./ rel 

Ju sugjerojmë

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
-U tha në Opinion

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

9 Qershor, 2025 10:48 pm
“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
Aktualitet

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

9 Qershor, 2025 10:27 pm
Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
Sport

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

9 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Para
Mbretëria e Bashkuar nis zbatimin e ligjit, dërgon azilkërkuesin e parë në Raundë sipas skemës së dëbimit vullnetar

Mbretëria e Bashkuar nis zbatimin e ligjit, dërgon azilkërkuesin e parë në Raundë sipas skemës së dëbimit vullnetar

Lejuan ndërtimin pa leje në Patok, gjykata lë në burg drejtorin e IMT-së dhe ish-kryeinspektorin 

Lejuan ndërtimin pa leje në Patok, gjykata lë në burg drejtorin e IMT-së dhe ish-kryeinspektorin 

Vuçeviç: Serbia do të mbajë miqësi me Kinën, Rusinë dhe SHBA-në

Vuçeviç: Serbia do të mbajë miqësi me Kinën, Rusinë dhe SHBA-në

TE FUNDIT

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
9 Qershor, 2025

Padyshim, momenti më i lumtur për çdo njeri, është ai kur bëhet prind. Ermal Hasimja ndau sonte në “Opinion” pikërisht...

Lexo më shumë

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
9 Qershor, 2025

Në shkurt të këtij viti, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë nga Lushnja. Bexhet Vrapi, tregoi se kunati i tij, që...

Lexo më shumë

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
9 Qershor, 2025

Dy ditë pas ndeshjes në Shqipëri që përfundoi pa gola, Federata Serbe e Futbollit ka publikuar një deklaratë për ditët...

Lexo më shumë

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
9 Qershor, 2025

Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com