Zyra e shtypit e LSI ka shpërndarë një njoftim për shtyp në emër të Kreut të Grupit Parlamentar Petrit Vasili, ku kritikohet Bashkia e Tiranës për lënie pas dore të ekipit “Tirana”.
“Ashtu si bashkëtifozët e mi, ndihem i zhgënjyer. Futbolli i Tiranës është lënë pas dore nga Bashkia. Kryeqyteti meriton një skuadër dinjitoze. Duhet reflektim urgjent nga Bashkia e Tiranës. Të respektohet tradita dhjetëra vjeçare” – shkruhet në deklaratë.
Vasilin e ka zhgënjyer humbja 2 me 0 nga Partizani.