Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Duelet e nëntorit, Sylvinho: Tre lojtarë na vijnë të lënduar, pesë me kartona të verdhë

2024/11/08 at 11:40 AM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Duelet e nëntorit, Sylvinho: Tre lojtarë na vijnë të lënduar, pesë me kartona të verdhë

Trajneri i Kombëtares së futbollit, Sylvinho ka dalë përpara mediave nga “Shtëpia e Futbollit” në Tiranë ku ka shpjeguar 28 emrat e zgjedhur për dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve që zhvillohen në “Air Albania”.


Më 16 nëntor kuqezinjtë luajnë kundër Çekisë dhe më 19 nëntor kundër Ukrainës në Tiranë, me sfidat që marrin jetë në 20:45. Kujtojmë se të gatshëm për ndeshje trajneri do duhet të ketë vetëm 24 emra, me Manaj dhe Kumbullën që paçka se janë pjesë e grumbullimit, vuajnë një lëndim.

“Lista e gjerë me 28 emra dhe objektivat – Përshëndetje të gjithëve. Po, kam 28 emra të ftuar dhe pesë lojtarë kanë kartona të verdhë. Kemi dy gara në shtëpi dhe jemi këtu në Tiranë të grumbulluar. Do ftoj lojtarët në maksimum. Kemi tre emra që janë të lënduar dhe kanë probleme, duhet të kuptojmë situatën e Kumbullës, Manaj dhe Barës. Do shohim nëse janë gati për të luajtur ose jo.

Po, mund të konkurrojmë me të gjithë dhe të jemi të parët. Gjeorgjia na mposhti këtu dhe i mundëm atje. Të katër ekipet ishin pjesë e Euro 2024 dhe kanë elementë të mirë. Mund të ndodhë çdo gjë. Avantazhi ynë, edhe pse i vogël është se luajmë në shtëpi.

Forma e lojtarëve – Për mua kjo është një “dhimbje koke” e mirë. Moment i rëndësishëm për vendin dhe ekipin, duhet të jemi në lojë. Kemi rivalë me elementë të fortë.

Manaj ka dy javë që nuk luan, doli pasi shënoi për dëmtim. Bare ka një dëmtim në gju dhe ka 13 ditë jashtë. Sa më shumë lojtarë të kemi, aq më mirë.

Muçi po kalon një moment të mirë, Bajrami po. Përpara një muaji, ju nuk e dini, unë shkova vizitova Muçin dhe nuk po merrte minuta. Shkova e takova, e përqafova dhe folëm për situatën. Jam shumë i gëzuar që ka shënuar në tre ndeshjet e fundit.

Me Kombëtaren po ndodh një gjë e bukur, kemi marrë lojtarë nga U-21. Fetai, Mitaj dhe të tjerë. Kemi edhe Pajazitin që do jetë jashtë për pesë javë dhe është një lojtar shumë i mirë.

Sulmi – Tuci luajti me ekipin e tij, Manaj ka lëndim. Nuk duhet të merrnim Cristian Shpendin vetëm për ta pasur në ekip, ai është një lojtar shumë i mirë në zonë. Me shaka them se do i marrim të dy binjakët (edhe Stivenin) në një kohë.

Medon Berisha – Ka shumë ditë jashtë fushe, e kemi shumë të rëndësishëm dhe na duhet.

Kjo është një javë deçizive për ne. Kemi 4-5 ditë për stërvitje që na duhet shpirt, forcë dhe zemër. Do jetë e vështirë, por duhet të dalim të fortë në fushë, këtu u them lojtarëve.

Muçi dhe Uzuni shënojnë, vlejnë golat e tyre për minuta?

Manajn duhet ta shohim si do reagojë nga lëndimi, më pas do vendosim. Kemi Dakun të skualifikuar për ndeshjen e parë, Tuci ka bërë mirë. Kemi tre emra për një numër “9”. Muçi dhe Uzuni janë aty. Uzuni luan si sulmues i dytë dhe Muçi si fantazist. Muçi do hapësira jashtë zone, Uzuni futet më brenda. I dimë karakteristikat e tyre, do shohim kush do luajë dhe si do sillemi në fushë. Në varësi të nevojave në fushë, do shohim.

Feta Fetai a do debutojë? Mitaj, Adrian Bajrami, Simoni, Berisha, Pajaziti, Çuni, Shpendi etj, kemi shumë emra për të ardhmen. Jam shumë i gëzuar që këta lojtarë na vijnë nga U-21. Kemi edhe shumë të rinj si Hoxha, Asllani apo Nedim Bajrami, por në ekip ka një proces. Na duhet të kemi një ekuilibër mes emrave të rinj dhe atyre me përvojë.

Mbrojtja dhe golat e pësuar – Duhet të kemi parasysh rivalët. Gjeorgjia pëson pak, në Euro luajti me Spanjën në fund, por iberikët janë nivel tjetër. Ne nuk pësojmë shumë, kundërshtarët tanë nuk janë të tillë që ne të futemi në fushë dhe të shënojmë dy gola në 15 minuta. Kemi gjashtë pikë, nuk është e lehtë për motivimin e lojtarëve, kanë bërë një Europian të mirë. Duhet të përmirësohemi dhe para kemi një rrugë të gjatë”, tha trajneri

Vijon

Lista e Kombëtares

Tekniku kuqezi ka vendosur të grumbullojë katër portierë Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri dhe Simon Simoni.

Në mbrojtje janë Ivan Balliu, Elseid Hysaj, Mario Mitaj, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj.

Në mesfushë Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Qazim Laçi, Feta Fetai, Jasir Asani, Taulant Seferi, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha dhe Keidi Bare.

Në sulm Ernest Muçi, Indrit Tuci, Mirlind Daku, Myrto Uzuni dhe Rey Manaj.

Renditja

Me gjashtë pikë (aq ka edhe Gjeorgjia e vendit dy) Kombëtarja ndodhet në pozitën e tretë, duke lënë pas vetëm Ukrainën me katër pikë. Prin Çekia me shtatë pikë.

Grumbullimi

Grumbullimi i lojtarëve do të nisë që të dielën në Tiranë me futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre, ndërsa përgatitjet zyrtare nisin të hënën.



Ju sugjerojmë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Para
Aksidentoi për vdekje nipin 2-vjeçar me makinë, arrestohet gjyshi në Kamzë 

Humbi kontrollin e automjetit dhe përplasi dy makina të tjera, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë 

Arrestohet ish-drejtori i policisë së Tiranës dhe 11 persona të tjerë

Shkodër/ Regjistroi banesën në emër të tij me dokumente të falsifikuara, babai kallëzon djalin në polici

Anija me kontejnerë në Durrës, ministria Kumbaro: Nuk ka folur njeri për mbetje toksike! Do bëhen analizat në Belgjikë, Zvicër e 3 laboratore

Anija me kontejnerë në Durrës, ministria Kumbaro: Nuk ka folur njeri për mbetje toksike! Do bëhen analizat në Belgjikë, Zvicër e 3 laboratore
















TE FUNDIT

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}