InstaBIZ

Dua Lipa pro abortit: S’ka nevojë për asnjë lloj justifikimi


               Publikuar në : 19:30 - 16/05/19 |
el ida

Dua Lipa është shprehur publikisht kundër ilegalizimit të abortit, që u firmos sot nga guvernatori i Alabamas, Kay Ivey.

Në vazhdën e protestave të shumta kundër heqjes së lirisë së grave për të abortuar, këngëtarja postoi në Instagram një imazh të posterit, “Mbajeni abortin të ligjshëm”, ndërsa komentoi gjatë për çështjen duke e quajtur një dhunim të të drejtave të gruas.

“Jo se është trupi yt. Jo se është zgjedhja jote. S’ka nevojë për asnjë lloj justifikimi. Asnjë burrë nuk duhet të ketë të drejtë të marrë një vendim kaq të rëndësishëm për trupin e gruas. Si është e mundur që aborti ndalohet përpara armëve? Të drejtat tona duhen dëgjuar. Dhe ne kemi të drejtën për t’u revoltuar. Keni gjithë mbështetjen time nga ana tjetër e oqeanit. Solidarizohem me motrat e mia.” shkroi Dua.

Dua Lipa nuk është e vetmja artiste e njohur që ka dalë kundra ligjit që ndalon abortin. Pak ditë më parë, Lady Gaga shkruajti në Twitter se ky ligj, i dukej i padrejtë.

“Të ndalosh abortin në Alabama është një dhunim, dhe më e urryeshme akoma është se përfshin edhe ato gra që janë përdhunuar, që përjetojnë incest me dëshirë ose jo. Ç’është kjo që doktorët që bëjnë aborte penalizohen më shumë se përdhunuesit? Është një tmerr dhe lutem për ato gra e vajza që po vuajnë në duart e këtij sistemi,” shkruante Gaga.

Rasti i Alabamas i paraprin një sërë deputetësh në të gjithë Amerikën, që po përpiqen të shtrëngojnë abortin, me masa të ndryshme./Opinion.al

Pas