InstaBIZ

Dua Lipa në krahët e të dashurit të ri, ishi thumbon publikisht këngëtaren


               Publikuar në : 17:53 - 14/07/19 |
el ida

Prej disa ditësh interneti “po zien” nga romanca e re e Dua Lipës me vëllain e motrave Hadid, Anwar.

Pas ndarjes nga Isaac Carew, këngëtarja u pa në shoqërinë e 20-vjeçarit teksa putheshin e përqafoheshin. Ndjekësit janë të bindur dhe se lidhja e tyre po bëhet serioze, pasi dy motrat e Anwar, supermodelet Gigi dhe Bella Hadid, nisën të ndjekin Dua Lipën në Instagram, madje, Gigi e shoqëroi të vëllain në njërin prej koncerteve të Duas.

Mirëpo, jo të gjithë janë dakord me lidhjen e re të këngëtares. Ndërkohë që këngëtarja shijon romancën e re, Isaac ka bërë një postim thumbues në profilin e tij në Twitter dhe të gjithë po mendojnë se e ka me Duan.

“Për aq kohë sa e dini (emoji gjarpri). Mendoj se fama dhe paraja janë një faktor i madh.”- shkruan Isaac në postim, pa sqaruar asgjë më tepër për këtë thumb.

Shumë prej ndjekësve në rrjete sociale kanë shkruar se Dua shkonte më shumë si çift me Isaac, sesa me Anwar dhe po e bën të gjithë këtë për famë./Opinion.al

 

Pas