Karabinierët italian në orët e para të së martës kanë kapur një bandë trafiku që lëvizte sasi të konsiderueshme droge në korridorin Shqipëri-Itali-Gjermani.
Sipas raportimeve të mediave italiane, kanë qenë karabinierët e Firences që kanë ekzekutuar 11 urdhër-arreste, në kuadër të një kërkese të Drejtorisë Rajonale të Antimafias.
Sipas burimeve, organizata kriminale trafikonte kryesisht marijuanë dhe kokainë nga Shqipëria drejt vendit fqinj dhe më tej në Gjermani.
Të arrestuarit akuzohen për pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim blerjen, rafinimin, tregtimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.