“Policia e Shtetit Shqiptar, Guardia di Finanzia dhe autoritetet malazeze parandauan një tentativë të trafikimit të lëndëve narkotike, u sekuestrua lënda narkotike, trafikantët arritën ti shpëtonin forcave të policisë së tre vendeve.
Në 1 shkurt morëm informacion se një mjet 20 milje nga bregu shqiptar do bënte shkëmbim të një sasie droge me një peshkarexhë të huaj të dyshuar si italiane, ky informacion u nda me homologët italiane dhe gjithë kohës ndoqëm operacionin për identifikin e mjeteve.
Në operacion u angazhuan 8 mjete te policisë kufitare nga Vlora deri në derdhje të Bunës, policia e shtetit në brigjet e adrtiatikut dhe detit Jon, dy mjete të Guardia di Financia, dhe rojet bregdetare.
Në 2 shkurt nga Guardia di Financia morëm info për një mjet 500 milje në Bari që lëvizte në drejtim të ujërave shqiptare, ishte nisur për në Mal të Zi. Aktivizuam edhe mjetet malazeze, dhe identifikuan që ky mjet ishte 8 milje përballë ujërave territoriale të Malit të Zi. Gjatë operacionit mjeti për të shtuar shpejtësinë hodhi të gjithë ngarkesën në det. Ishte mjet oqeanik shumë i shpejtë, humbi kontaktet me autoritetet. Po vazhdojnë hetimet”, tha Policia.