Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Drejtuesi ABI Bank sqaron raportin me Linda Ramën dhe aksionerët offshore

2019/02/02 at 10:11 PM
në Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Drejtuesi ABI Bank sqaron raportin me Linda Ramën dhe aksionerët offshore

Një nga akuzat më të forta që opozita i ka bërë kryeministrit Rama në muajt e fundit, është ajo e përfshirjes së bashkëshortes së tij në aksionet e ABI Bank, që zhvillon aktivitetin në Shqipëri.


Kjo akuzë u artikulua me tone të forta edhe nga ish-kryeministri Berisha të enjten në Kuvend, gjë që solli edhe një debat të ashpër me kryeministrin Rama, që i cilësoi shpifje pretendimet dhe akuzat e opozitës.

Lidhur me këto akuza që kanë përfshirë ABI Bank (American Bank off Investments) ka folur edhe drejtori i kësaj banke, në Shqipëri, Andi Ballta.

Ballta i cilëson që në krye të herës politike akuzat që i drejtohen ABI Bank.

“ABI Bank është investimi më i madh amerikan i të gjitha kohërave në Shqipëri dhe NCH Capital është një nga investitorët e huaj më të rëndësishëm në rajon dhe më gjerë. Është për të ardhur keq që pasionet politike nuk kursejnë as sektorë sensitivë si ai bankar, apo investitorë të kalibrit ndërkombëtar si NCH Capital.”

Ballta ka sqaruar më tej se ABI Bank nuk është një bankë që funksionon në Amerikë, por bankë e investitorëve amerikanë në Shqipëri. Po kështu ka informuar edhe si funksionon lista e aksionerëve.

“Për të shmangur çdo keqinterpretim: Ne nuk jemi bankë në Amerikë por bankë e investitorëve të mirënjohur amerikanë në Shqipëri. NCH Capital është me qendër në Nju Jork dhe ka pothuaj 30 vjet eksperiencë investimi global.

NCH Capital nuk ka patur kurrë asnjë pjesëmarrje kapitali rus, apo të ndonjë kombësie tjetër në strukturën e aksionerëve të ABI Bank. NCH thjesht ka investuar kapital tërësisht Amerikan në Rusi dhe në Europën Lindore. Gjithashtu të gjithë aksionerët e ABI Bank janë të listuar publikisht dhe të aprovuar sipas të gjitha rregullave nga autoritetet rregullatore shqiptare që në vitin 2010.”

Në këtë kuadër, drejtori Ballta, i është përgjigjur edhe akuzës së ngritur nga opozita, që Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Rama, ka pasur aksione në ABI Bank si edhe arsyeve të largimit të saj si këshilltare nga bordi i bankës.

“Linda Rama nuk ka qenë asnjëherë dhe nuk është aksionere apo zotëruese opsionesh të ABI Bank. Linda Rama ka qenë një anëtare e pavarur e Bordit. Zonja Rama ka qenë për tre vjet në Bordin e ABI Bank. Arsyeja pse Linda u ftua në Bord është për aftësitë e saj profesionale, njohjes time profesionale me të që në 1993, dhe nivelit të lartë të sofistikimit që një investitor i sofistikuar si NCH kërkon të ketë në Bordin e tij”

Po kështu z. Ballta ka sqaruar edhe faktin pse ABI Bank është e regjistruar si kompani offshore.

“Regjistrimi offshore nuk ka të bëjë me vendodhjen e investitorëve. Një investitor amerikan mund të regjistrohet në një vend ku sistemi i taksave është më i favorshëm. Nuk ka asgjë ilegale apo të parregullt si në legjislacionin Shqiptar apo dhe atë ndërkombëtar me regjistrimin offshore të investitorëve në momentin kur investitorët janë të deklaruar.”, përfundon sqarimin z. Ballta.

Etiketa: abi bankedi ramaGent Balltalinda rama


Ju sugjerojmë

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident në Fier, humb jetën një person

2 Nëntor, 2025 6:47 pm
Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz
Aktualitet

Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz

2 Nëntor, 2025 5:06 pm
Fatos Nano përcillet për në banesën e fundit
Aktualitet

Fatos Nano përcillet për në banesën e fundit

2 Nëntor, 2025 1:42 pm
Rama në homazhet për Fatos Nanon: Plasja më vjen që nuk jemi dot sonte për një darkë
Aktualitet

Rama në homazhet për Fatos Nanon: Plasja më vjen që nuk jemi dot sonte për një darkë

2 Nëntor, 2025 1:12 pm
“Lamtumirë Fatos”, Xhoana Nano: Faleminderit që më dhe mundësinë të të dua!
Aktualitet

“Lamtumirë Fatos”, Xhoana Nano: Faleminderit që më dhe mundësinë të të dua!

2 Nëntor, 2025 12:28 pm
Nga burgu te betejat brenda PS, karriera dhe jeta politike e Fatos Nanos
Aktualitet

Personalitetet e politikës dhe fesë që po nderojnë Fatos Nanon

2 Nëntor, 2025 12:11 pm
Ish-truproja i Fatos Nanos: PS dhe PD s’donin që ai të bëhej President
Aktualitet

Ish-truproja i Fatos Nanos: PS dhe PD s’donin që ai të bëhej President

2 Nëntor, 2025 10:15 am
Lamtumira për Fatos Nanon/ Xhoana Nano mban fjalën në emër të familjes
Aktualitet

Lamtumira për Fatos Nanon/ Xhoana Nano mban fjalën në emër të familjes

2 Nëntor, 2025 9:02 am
Vrasja në Vlorë, arrestohet autori i dyshuar
Kronikë

Vrasja në Vlorë, arrestohet autori i dyshuar

2 Nëntor, 2025 8:50 am
Mbahen sot homazhet në nder të Fatos Nano
Aktualitet

Mbahen sot homazhet në nder të Fatos Nano

2 Nëntor, 2025 8:47 am
Para
Qenti antidrogë zbulon shqiptarët, ja ku e kishin fshehur “mallin”

Qenti antidrogë zbulon shqiptarët, ja ku e kishin fshehur "mallin"

Video/ Vdesin tri gra, shpërthim i fuqishëm në lokal

Video/ Vdesin tri gra, shpërthim i fuqishëm në lokal

Dëshmia/ Vrasja e ish-policit, çfarë tha miku që ishte me të makinë

Dëshmia/ Vrasja e ish-policit, çfarë tha miku që ishte me të makinë
















TE FUNDIT

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe

SHBA-të sulmojnë anijet në Karaibe
2 Nëntor, 2025

Shtetet e Bashkuara kanë kryer një tjetër goditje ajrore ndaj një anijeje të dyshuar për trafik droge në Detin e...

Lexo më shumë

Itali/ Orteku u merr jetën 5 alpinistëve

Auto-Skicë
2 Nëntor, 2025

Pesë alpinistë gjermanë, mes tyre një vajzë 17-vjeçare dhe i ati, kanë humbur jetën pas një orteku në malet Dolomite...

Lexo më shumë

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve

Ushtria e Izraelit: Hamasi na ka dorëzuar kufoma të rreme të pengjeve
2 Nëntor, 2025

Organizata terroriste Hamas ende nuk i ka dorëzuar trupat e të gjitha pengjeve të vdekura. Sipas hetimeve mjeko-ligjore të ushtrisë...

Lexo më shumë

Aksident në Fier, humb jetën një person

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
2 Nëntor, 2025

Një aksident me vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Strum-Roskovec. Dy automjete  janë përplasur me njëra-tjetrën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com