Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Drejtori i Policisë: Arrestohen autorët e vrasjes së biznesmenit në Bllok

2018/02/26 at 11:49 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
I mbytur në borxhe dhe mashtrime, ja konfliktet e biznesmenit që u vra në ish-Bllok

Në daljen e parë publike drejtori i ri i Policisë së Tiranës Kastriot Skënderaj ka deklaruar se është zbardhur vrasja e biznesmenit në Bllok dhe janë vënë në pranga autorët.
“Denis Demiri është autori i vrasjes së shtetasit Memli Begalla” ka thënë drejtori i policisë së Tiranës, duke shtuar se bashke me te eshte kapur edhe Ardian Serezi, 49 vjeç, si person i perfshire ne krim, nderkohe qe ai qe ka qelluar, sipas policise eshte Demiri. Dyshohet se pista kryesore ku janë fokusuar hetimet është ajo e borxheve që nuk kishte shlyer viktima.


Deklarata e plotë e drejtorit të Policisë së kryeqytetit

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, strukturat e Hetimit të Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë finalizuan operacionin e koduar “Triss”, ku është bërë e mundur zbardhja e dokumentimi i autorësisë së ngjarjes së ndodhur më datë 14 shkurt në mbrëmje, në kryeqytet.
Ky operacion erdhi si rezultat i punës profesionale të pandërprerë duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara si dhe provat e administruara nga grupi hetimor.

Si rezultat i hetimeve të deritanishme, rezulton se autorë të dyshuar të ngjarjes së ndodhur, ku u vra me armë zjarri shtetasi Memli Begalla, janë shtetasit:

– Denis (Alban) Demiri, 43 vjeç, banues në Tiranë.

– Ardian Serezi, 49 vjeç, banues në Tiranë.

Për të dy këta persona janë ekzekutuar urdhërat e ndalimit.

Nga veprimet e dokumentuara, rezulton se shtetasi Denis Demiri ka kryer ekzekutimin e shtetasit Memli Begalla. Dyshohet se pista kryesore ku janë fokusuar hetimet është ajo e borxheve që nuk kishte shlyer viktima.
Për arsye hetimore, nuk mund të bëjmë me dije të dhëna të tjera në lidhje me mekanizmin apo rolet si dhe përfshirjen e personave të tjerë në këtë ngjarje.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një automjet me targa të huaja, me të cilin autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu është sekuestruar një automjet në pronësi të shtetasit Denis Demiri, si dhe 9 telefona celularë.
Grupi i punës vijon me intensitet veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes dhe personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në të.

 

Etiketa: arrestimautoreBllokmemli begallavrasje


Ju sugjerojmë

Djegia e 8 autobusëve në Durrës, policia zbardh ngjarjen
Aktualitet

Djegia e 8 autobusëve në Durrës, policia zbardh ngjarjen

28 Dhjetor, 2025 1:45 pm
Vlora pa ujë prej 72 orësh
Aktualitet

Vlora pa ujë prej 72 orësh

28 Dhjetor, 2025 12:43 pm
KQZ: Probleme me energjinë elektrike në disa qendra votimi në Kosovë
Kryesore

KQZ: Probleme me energjinë elektrike në disa qendra votimi në Kosovë

28 Dhjetor, 2025 12:40 pm
Kurti voton në Prishtinë: Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive
Kryesore

Kurti voton në Prishtinë: Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive

28 Dhjetor, 2025 11:38 am
Hetimi i SPAK për AKSHI, Rama: Shqipëria ka bërë një progres të madh në digjitalizim
Kryesore

Hetimi i SPAK për AKSHI, Rama: Shqipëria ka bërë një progres të madh në digjitalizim

28 Dhjetor, 2025 10:14 am
Kosovë/Si po shkon procesi i votimit deri tani, kreu i KQZ:Po votohet në 2614 qendra
Kryesore

Kosovë/Si po shkon procesi i votimit deri tani, kreu i KQZ:Po votohet në 2614 qendra

28 Dhjetor, 2025 9:24 am
Emigrantët kthehen/ Shqipëria nuk i mban, riintegrimi i vështirë dhe…
Aktualitet

Emigrantët kthehen/ Shqipëria nuk i mban, riintegrimi i vështirë dhe…

28 Dhjetor, 2025 9:17 am
Kosovë, mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Kryesore

Kosovë, mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare

28 Dhjetor, 2025 8:56 am
Parashikimi i motit, 28 dhjetor 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 28 dhjetor 2025

28 Dhjetor, 2025 8:54 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi, 28 dhjetor 2025

28 Dhjetor, 2025 8:53 am
Para
Komenti i Krenarit në foton e Luanës sapo konfirmoi lidhjen

Komenti i Krenarit në foton e Luanës sapo konfirmoi lidhjen

“Deputeti të mos ndjekë modën e tepruar”

“Deputeti të mos ndjekë modën e tepruar”

Berisha: Një spiun caktohet negociator për detin, i shërben Greqisë

Berisha: Një spiun caktohet negociator për detin, i shërben Greqisë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

New York goditet nga stuhia dimërore ‘Devin’, anulohen mbi 1500 fluturime

New York goditet nga stuhia dimërore ‘Devin’, anulohen mbi 1500 fluturime
28 Dhjetor, 2025

New York-u është përfshirë nga stuhia e fuqishme dimërore “Devin”, me reshjet më të mëdha të dëborës që regjistrohen në...

Lexo më shumë

Gruaja më e bukur e shekullit XX, shuhet ikona franceze e kinemasë Brigitte Bardot

Gruaja më e bukur e shekullit XX, shuhet ikona franceze e kinemasë Brigitte Bardot
28 Dhjetor, 2025

Aktorja legjendare franceze Brigitte Bardot ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare, sipas një deklarate të fondacionit të saj. Një simbol...

Lexo më shumë

Bota po përballet me një mungesë të fuqisë punëtore

Bota po përballet me një mungesë të fuqisë punëtore
28 Dhjetor, 2025

Në Evropë, dhe veçanërisht në Shtetet e Bashkuara, armiqësia ndaj emigrantëvepo rritet. Në të njëjtën kohë, ekonomitë më të pasura të...

Lexo më shumë

Stuhi dëbore në Suedi, humbin jetën dy persona

Stuhi dëbore në Suedi, humbin jetën dy persona
28 Dhjetor, 2025

Një stuhi dimërore ka goditur Suedinë, duke marrë dy jetë njerëzish, e duke shkaktuar ndërprerje të udhëtimit dhe balck out-e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com