Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Drejtoresha e shkollës frustron mësuesen për raportin mjekësor, përdor dhe Policinë

2017/09/30 at 9:07 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Drejtoresha e shkollës frustron mësuesen për raportin mjekësor, përdor dhe Policinë

Lindita Selimi, një arsimtare në shkollën “Ptoleme Xhuvani” në Elbasan tregon në “Stop” se për arsye shëndetësore e familjare u detyrua të mos paraqitej 6 ditë në punë, mungesë që e justi?koi me një raport mjekësor nga një vizitë në QSUT. Por kur kthehet në punë përballet me faktin se drejtoresha e shkollës, Ilda Nako nuk ia njeh raportin e për pasojë nuk e paguan.


E vetmja shpresë i mbetet emisioni “STOP”. Pas një interesimi në QSUT, përgjigja zyrtare është që raporti i saj është lëshuar konform ligjeve e rregullave.

“Jam Lindita Sejdini, mësuese në shkollën “Ptoleme Xhuvani” prej 15 muajsh. Në muajin Korrik më është prerë paga nga drejtoresha e shkollës. Arsyeja ime ishte familjare dhe shëndetësore, pasi fëmijën e kisha të shtruar në QSUT të shtruar. Kërkoj që raporti im të njihet, pasi është ligjor. I jam drejtuar emisionit “STOP” sepse nuk kam gjetur zgjidhje as nga drejtoresha e shkollës dhe as nga drejtoresha e Drejtorisë Arsimore të Elbasanit.” Lindita tregon se i është drejtuar Jonida Cungut nga DAR, e cila i ka premtuar se raporti do t’i paguhet, por ende nuk e ka marrë pagën e muajit Korrik.

Mësuesja – Drejtoresha! Të kam sjellë një shkresë zyrtare për problemin e raportit.

Drejtoresha – Ka mundësi të dalësh jashtë, se kam… jam duke e hetuar raportin.

Mësuesja – Si?

Drejtoresha – Jam duke e hetuar, duke e hetuar.

Mësuesja – Po ke pas kohë për ta hetu sepse ke që në datën 10 korrik, që raportin e ke marrë.

Drejtoresha – Jam marrë me ju më shumë se ç’duhet të merrem. Të lutem më lër në punët e mia!

Mësuesja – Përse je marrë me mu? Sepse më le pa punë, pa orë… Drejtoresha – Dhe dil jashtë!

Mësuesja – Jo, të lutem më jep përgjigje. Drejtoresha – E para: duhet të kesh kujdes kur et me mu sepse po kalon të gjitha caqet.

Mësuesja- Çfarë caku?

Drejtoresha – Ke arritur të më kërcënosh psikologjikisht dhe ?zikisht.

Mësuesja – Absolutisht! Unë apo ti? Sa muaj më le pa rrogë?!

Drejtoresha – Jam drejtoresha e kësaj shkolle dhe nuk të pranoj në zyrën time, derisa ti të rregullosh sjellje.

Mësuesja – Jo me! Do të jap raportin nga QSUT-ja. Mu s’ma jep njeri atë, që kërkon ti. Ajo thotë aty: raport nga QSUT-ja, me, po janë tre vula. D

rejtoresha – Atë e ke shkruar ti, e ke shkruar ti me dorën tënde.

Mësuesja – Po mirë, më hidh në gjyq!

Drejtoresha – Mos bërtit kaq shumë! Jam duke u marrë me dokumenta më të rëndësishme, se ty.

Mësuesja – Jam punonjëse e kësaj shkolle, e kësaj zyre dhe ti duhet të më japësh të drejtën e informimit! Ke të drejtë të më informosh, ma jep me shkrim!

Drejtoresha merr policinë në telefon.

Drejtoresha – Përshëndetje! Jam drejtoresha e institucionit “Ptoleme Xhuvani” Elbasan. Kam një zonjë që po më shqetëson në detyrë.

Mësuesja – Jo, nuk po të shqetësoj, po të kërkoj të drejtën e raportit. Vjen policia në drejtori dhe shoqëron drejtoren dhe mësuesen

Drejtoresha – Është mësuese e këtij institucioni. Nuk pranon të dalë nga zyra, pa bërtitur e pa ulëritur. Në datën 24 ka ardhur në zyrë, më ka ulëritur, më ka kërcënuar në mënyrë psikologjike dhe jashtë më ka kërcënuar në mënyrë ?zike, duke thënë që do të më shkulë okët e do të më shtrijë përdhe. Kjo është një mësuese, unë jam një drejtuese.

Futen në makinën e policisë së shtetit

Drejtoresha – Po unë s’mund të ulem me një njeri që më kërcënon.

Mësuesja – Kërcënimin duhet ta kesh të ?lmuar që të thuash.

Drejtoresha – Nuk e kam të ?lmuar, e kam të dëgjuar nga personat kompententë. Polici – Se neve në punën e shtetit, nuk jemi për të nxjerrë inatet personale.

Drejtoresha – Jo, mbas kallzimit që unë do bëj, zonja pezullohet direkte nga puna.

Gazetarja e emisionit “STOP” kërkon të komunikojë me drejtoreshën Ilda Nako në lidhje me pranimin e raportit, por ajo refuzon të përgjigjet dhe largohet. Ndaj iu dërgua një shkresë zyrtare pranë QSUT-së për të pyetur nëse Lindita Sejdini është pajisur me një raport mjekësor nga ky institucion apo është i falsi?kuar, ashtu siç pretendon drejtoresha e shkollës. Por Shërbimi i Endokrinologjisë Pediatrike pohon se Sejdini është pajisur me raport mjekësor për 6 ditët që ka qëndruar në spital pranë të birit.

Sipas dispozitave normative për sistemin arsimor, në nenin 40 të pikës 7 thuhet se mungesa e punonjësve arsimorë të institucionet, pa lejen me shkrim të drejtorit të tij ose pa dëshmi mjekësore, janë mungesa të paarsyeshme. Por Lindita Sejdini është e pajisur me raportin mjekësor, ndaj DAR Elbasan duhet ta paguajë atë.  Gazetarja e emisionit “STOP” kërkoi takim me drejtoreshën e DAR, Jonida Cungun, por ajo ishte me leje dhe asnjë nga institucioni nuk u prenoncua./ tvklan.al

 

Etiketa: drejtoresha e shkollesfrustron mesuesenpoliciaraporti


Ju sugjerojmë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Para
Pikturoi Edi Ramën basketbollist/ Tërmet Peçi sqaron fotot e sportistëve që po dekorojnë palestrën e re të qytetit

Pikturoi Edi Ramën basketbollist/ Tërmet Peçi sqaron fotot e sportistëve që po dekorojnë palestrën e re të qytetit

U kap se drejtonte motorin pa letra, por në shtëpi i zbulojnë arsenal armësh

U kap se drejtonte motorin pa letra, por në shtëpi i zbulojnë arsenal armësh

Dashuria 60 milionë lekëshe e Barushit për Enertilën: Dyshek firmato, 3 qen, papagaj, kanarina

Enertila që zhvati drejtorin e Postës ka 30 profile në FB, ja familja imagjinare që kishte krijuar
















TE FUNDIT

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}