Aktualitet

Drejtonin makinën të dehur, arrestohen dy persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:02 - 27/08/20 |
Opi Nion

Policia e shtetit ka njoftuar se gjatë ditës së enjte nga kontrollet rrugore të ushtruara në të gjitha akset e vendit, janë arrestuar 4 drejtues mjetesh, dy prej tyre sepse drejtonin makinën të dehur dhe dy të tjerë për mungesë të lejes së dretimit.

“Janë arrestuar në kushtet e flagrancës për drejtim mjeti në gjendje të dehur dy drejtues mjetesh, si dhe dy të tjerë për drejtim mjeti pa leje drejtimi”, njofton policia.

Gjithashtu  janë hequr patentat për 38 drejtues mjetesh, të cilët kanë qarkulluar me shpejtësi 70 apo 80 kilometra në orë , më shumë se sa shpejtësia e lejuar.

“Gjatë gjithë ditë së sotme kanë vijuar  kontrollet në të gjitha akset rrugore ku janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, shpejtësi që varionin nga 70 deri në 80 km/h, mbi normën e lejuar. Si rezultat i kontrolleve me Radar prej mëngjesit të sotëm deri në orën 19:00, janë tërhequr 38 leje drejtimi për shpejtësi mbi normën e lejuar”, njofton policia.

Gjithashtu informohet se janë vendosur masa administrative për parakalime të gabuara , mosrespektim të sinjalistikës rrugore dhe manovra të rrezikshme në rrugë.  /Opinion.al

Pas