Kryeministri Edi Rama, ka ndarë me publikun në rrjetet sociale, një fotoalbum të momenteve gjatë mbledhjes së djeshme në Këshillin e Sigurimit në OKB, të cilën e drejtoi Shqipëria.
Rama ka ndarë foto me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky, kancelarin gjerman Olaf Scholz, si dhe personalitete të tjerë të politikës ndërkombëtare.
Në foto gjithashtu vihet re edhe prezenca e bashkëshortes së tij, Linda Rama.
“Mirmëngjes, dhe me fotoalbumin e ditës më krenare të Shqipërisë në historinë e marrëdhënieve tona ndërkombëtare, ju uroj një ditë të mbarë“-shkruan Rama krah fotove.