Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Drejtësia pazar, nuk i del “zot” të pafuqishmit

2016/05/12 at 10:00 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Drejtësia pazar, nuk i del “zot” të pafuqishmit

Nga Majlinda Bregu


Ne boten e perditshme te njerezve qe cohen e ngrysen me hallet e perditshme kete jave ka patur nje ngjarje qe mund te quhet qamet.
Humbja e jetes se dy femijeve te mitur qe udhetonin me te emen per te vizituar babain ne burg.

Ne boten e perditshme te politikes ka nje teme kryesore: reforma ne drejtesi, vizitat e ambasadoreve ne mbledhjet tona, ” i tha me tha”, “ne fund u shpreh” e keto qe iI dime

Ne trendin e perditshem te historive me krim droge e korrupsion, nje Pablo Eskobar, Drejtor Rrugesh te cilit prej dje nuk di a po i njihet si rrethane lehtesuese se eshte mik i Ilir Metes, apo do te vazhdojme ta quajme rrethane renduese se eshte drejtor ne qeverine e Rames.

Dhe ja ku jemi ne ketu ne boten e te enjtes tone, me te njejten dinamike te pandryshueshme te debatit te gjate te cilin ata te botes se pare me lart, e shohin permes TV, ata te se dytes e perkthejne, ata te botes se krimit e shohin per gallate.

Cfare i lidh te treja ngjarjet , apo te treja botet?

Politika e keqe. Papergjegjshmeria. Korrupsioni. Moszbatimi i vendimit te gjykatave. Drejtesia pazar.

Nje nene varros dy femijet qe donin te shihnin te atin ne burg qe sic thone mediat po ndertonte pa leje catine e shtepise te tij. Ai ishte ne burg, sepse ai eshte i pafuqishem.

Meqe ne burg nuk shkon ai qe nderton hotele,pallate pa leje se eshte i fuqishem, per te thene se ligji zbatohet, vendin e te fuqishmit e ze i pafuqishmi.

Sepse nje palo gjyqtar vendos te lere ne burg ate qe ka hall se i pikon catia, nje palo tjeter sharron me vendim gjyqi trafikendaresin e rruges dhe nje i munguar ende nuk dime a do te coje atje ku ishte babai i atyre femijeve, ate vendimmarresin qe mbyll syrin per kete hata.

Kjo eshte qasja e mposhtjes se te dobetit qe po perhapet si virus me kete qeveri. I pafuqishmi eshte i mallkuar. Ai denohet, ai paguan, ai s’llogaritet. I pafuqishmi harrohet, i fuqishmi mbreteron.

A e kuptojme dot ne dhimbjen e te pafuqishmeve? Jo! Sepse ata jane bote tjeter.

Bota e dyte e perditshmja e politikes,ka ngarkesen e reformes ne drejtesi.

Sa here qe degjoj betime e perbetime per reformen ne drejtesi, me vjen nje shije ne fyt sikur dikur shija e tetraciklinave te verdha qe na i jepnin me zor qe te sheroheshim.

Sa here qe degjoj argumenta e detaje se sa e begate do jete jeta pas reformes ne drejtesi, prap ajo shija tetraciklines aty me rri.

Por sa here mendoj cfare do te ndodhe sikur ky vend ta humbe shansin per t’i dhene drejtim drejtesise, me ngjan se behem me e verdhe se tetraciklina.

Cudi, mua nuk ma mban te jem kaq e qete duke perfytyruar se c‘dreq ditesh kemi perpara kur me te dreqshme se keto qe po shohim, s’di se mund te kete.

Dhe une nuk e shoh dot celjen e negociatave me BE si nje proces qe nuk do te sjelle asgje per Shqipetaret ndaj le te ndodhe kur te ndodhe.
Ne nuk jemi vend me demokraci permbajtesore per te mos thene qe e manipulojme sa here duam kete demokracine, sa te kemi luksin te na heqe edhe BE shikimin.

Une e shoh celjen e negociatave per anetaresim me shume si garanci per te ndalur doren e dhunimit te standarteve europiane, se sa si proces shperblimi per perpjekjet tona te meketa keto vite drejt BE.
Dhe njeri qe te me binde se celja e negociatave me BE pret, nuk ka.

Nuk pret.

Nuk pret se duam apo s ‘duam celja e negociatave me BE, eshte nje garanci me per te ndalur piraterine dhe banditizmin gjeresisht ne fuqi nga kjo maxhorance.

Pirateria dhe banditizminishin per shoqerite e pazhvilluara dje, sic eshte sot krimi i organizuar per shoqerite moderne sot.

Problemi eshte se ne nuk jemi as shoqeri e pazhvilluar si dikur ky term kish kuptim, as moderne sic ky term ka kuptim per shoqerite qe e meritojne.

Ne jemi thjesht nje lemsh deshperues, ku krimi fle, gdhihet, ngryset si pushtet me vete. I pari.

Dhe s’ka emer tjeter vecse krim i organizuar i nje politike te inkriminuar ne nje shoqeri te frikesuar.

Si dhe vandalet, gotet, normanet as keta te fortet tane nuk kane nevoje per ideologji, keta kercenojne, dhunojne, vene gjoba, vrasin. Ju mjafton kodi i marredhenies politike.

Na duhet reforma ne drejtesi edhe per te na qartesuar te gjitheve ku eshte fundi i sjelljes tone si te paafte per t’i dhene drejtim vete, me vullnet e institucionet tonat, kesaj situate qe i ben shqiptaret te vuajne perdite padrejtesi.

Na duhet, qe te jemi te qarte jo vetem sa gjyqtare e prokurore te korruptuar ka ky vend, por kush jane pazmoret e tyre dhe garantet politike te krimineleve Eskobar a Al Kapone.

Na duhet, qe te na jape mundesine secilit, qe te vazhdojme te besojme se ky vend nuk ka marre rrokopujen perfundimisht dhe ne te enjteve ne parlament te mos bejme vetem inventarin e krimineleve te rruges a atyre me pushtet.

Nese qeverise nuk i teret hovi qe te jete ombrelle e t’ i gllaberoje edhe pushtetet e tjera, ne, ne opozite, na duhet reforma edhe per te luftuar per pavaresine e pushteteve te tjera dhe mbi te gjitha per t’ i dale Zot “botes se pare” te njerezve te thjeshte, te cilet nuk kane sy te qajne hallin e politikes se ua kane zene lotet e dramave te tyre.



Ju sugjerojmë

Fjalimi i Trump para Kongresit, ja çfarë pritet të paraqesë presidenti amerikan
Bota

Shtëpia e Bardhë konfirmon pjesëmarrjen e Trump në Samitin e NATO-s në Hagë

3 Qershor, 2025 11:12 pm
Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria
-U tha në Opinion

Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria

3 Qershor, 2025 11:00 pm
Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë
-U tha në Opinion

Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë

3 Qershor, 2025 10:46 pm
Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori
Aktualitet

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori

3 Qershor, 2025 10:33 pm
Musk kritikon projektligjin e Trump për taksat dhe shpenzimet
Bota

Musk kritikon projektligjin e Trump për taksat dhe shpenzimet

3 Qershor, 2025 10:26 pm
Petkoviç në Bruksel: Nuk mund të ketë dialog për Preshevën e Bujanocin
Rajoni

Petkoviç në Bruksel: Nuk mund të ketë dialog për Preshevën e Bujanocin

3 Qershor, 2025 10:14 pm
Pas muajsh kaosi, Li Jei-myung fiton zgjedhjet presidenciale në Korenë e Jugut
Bota

Pas muajsh kaosi, Li Jei-myung fiton zgjedhjet presidenciale në Korenë e Jugut

3 Qershor, 2025 9:51 pm
“Greva opsion kushtetues”, Xhaferri: Shumë e lehtë për t’u faktuar farsa elektorale
Politikë

“Greva opsion kushtetues”, Xhaferri: Shumë e lehtë për t’u faktuar farsa elektorale

3 Qershor, 2025 9:33 pm
Kryeministrja Meloni pret në takim Macronin dhe Ficon,ja për çfarë diskutuan liderët
Bota

Kryeministrja Meloni pret në takim Macronin dhe Ficon,ja për çfarë diskutuan liderët

3 Qershor, 2025 9:26 pm
Humb fëmijën nga dhuna e bashkëjetuesit, ai e akuzon për përndjekje
Aktualitet

Humb fëmijën nga dhuna e bashkëjetuesit, ai e akuzon për përndjekje

3 Qershor, 2025 9:06 pm
Para
Video/ Strazimiri: Dy laboratorë kokaine u hapën vetëm në qeverisjen e PS

Video/ Strazimiri: Dy laboratorë kokaine u hapën vetëm në qeverisjen e PS

Video/ Balla: Balili, mos akuzoni Tahirin, ne se akuzuam Berishën ….

Video/ Balla: Balili, mos akuzoni Tahirin, ne se akuzuam Berishën ....

Video/ Zogaj: Pasi e merr vesh e gjithë bota, reagojmë ne

Video/ Zogaj: Pasi e merr vesh e gjithë bota, reagojmë ne

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Shtëpia e Bardhë konfirmon pjesëmarrjen e Trump në Samitin e NATO-s në Hagë

Fjalimi i Trump para Kongresit, ja çfarë pritet të paraqesë presidenti amerikan
3 Qershor, 2025

Shtëpia e Bardhë njoftoi ditën e sotme se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të jetë i pranishëm në samitin...

Lexo më shumë

Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria

Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria
3 Qershor, 2025

Xhevrije Satka është një shqiptare e lindur në Stamboll, por që një pjesë e zemrës së saj ka qenë gjithmonë...

Lexo më shumë

Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë

Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë
3 Qershor, 2025

Emisioni Opinion mbrëmjen e sotme trajtoi temën e të huajve që jetojnë në Shqipëri. Ata janë të kombësive të ndryshme,...

Lexo më shumë

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori
3 Qershor, 2025

Policia e Tiranës ka gjetur armën e përdorur nga 21-vjeçari, që plagosi të miturin dy ditë më parë (1 qershor),...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com