Eurodeputetët Kukan e Fleckenstein kanë bërë një deklaratë të përbashkët lidhur me Reformën në Drejtësi.
Ata shprehin keqardhje që nuk u pranua propozimi i përbashkët SHBA-BE.
“Keqardhje që nuk u pranua propozimi SHBA-be. Të bindur se ka ende mundësi për zgjidhje”-thuhet në deklaratë.
Eurodeputetët theksojnë se po ndjekin zhvillimet e Reformës, teksa nxisin politikanët shqiptarë që të gjejnë kompromisin.
Ata bëjnë thirrje për Reformë sipas standarteve të larta, pasi sipas tyre, duhet krijuar një sistem i besueshëm dhe i pavarur drejtësi.