Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ka uruar fitoren Përparim Ramës, ndërsa tha se ai është kryetari i ri i Prishtinës.
Në një konferencë për media, Abdixhiku tha se kjo forcë politike do të kujdeset për Prishtinën.
“Do të kujdestarojmë në Prishtinë me plotë kujdes. Përparimi me ekipën e tij, do të shërbej si një kryetar për të gjithë”, tha Abdixhiku.
Deri tani në kryeqytet janë numëruar 94 për qind të votave dhe po vazhdon të prijë kandidati i LDK-së, Përparim Rama, me 50.84 për qind të votave.
Ndërsa, kundërkandidati i tij nga VV-ja, Arben Vitia, deri tani ka marrë 49.16 për qind të votave./Opinion.al