Aktualitet

Doza e 3 dhe vaksinimi i fëmijëve, Komiteti i Ekspertëve: Vendimin e merr…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:42 - 22/09/21 |
Opi Nion

Në daljen e sotme për mediat Komiteti Teknik i Ekspertëve ka folur edhe për marrjen e dozës së tretë të vaksinës dhe vaksinimin e fëmijëve.

Teksa është pyetur lidhur me rekomandimin e Akademisë së Shkencave, Mira Rakacolli është shprehur se vendimet për vaksinimet i merr Komiteti i Vaksinimit dhe ende nuk ka një vendim për këtë gjë.

Vendimi për marrjen e vaksinave bëhet nga Komiteti Ekspertëve të Vaksinimit. Është një komunitet që i përhershëm pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe merr vendime në kohën e duhur. Ky komitet deri tani nuk ka prezantuar një vendim të tillë.

Bërja e dozës së tretë dhe vaksinimi i fëmijëve, po bëhet në shumë vende të botës. Ka shumë argumente për ta bërë dhe shumë për të mos ta bërë. Është një vendim shumë i rëndësishëm dhe duhet marrë nga ekspertë të kësaj fushe”, tha Rakacolli./Opinion.al

Pas