Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një prononcim për mediat, pas takimit me Presidentin Bajram Begaj për dtën e zgjedhjeve vendore, u shpreh se brenda javës së ardhshme, do të depozitohet në Kuvend drafti për dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit.
“Besoj që brenda javës tjetër do të depozitohet në Kuvend për të vijuar me procedurën”, u shpreh Balla.
Gjatë fjalës së tij, Balla u shpreh se se zgjedhjet mund të zhvillohen brenda afatit 15-Prill-15 Maj ndërsa shtoi se PS është e gatshme që të marrë pjesë në zgjedhje, dhe t’i fitojë ato në secilën datë që do donte presidenti.