Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

DOSJA/ Si mashtroi drejtori i Kuvendit me formularin e dekriminalizimit

2016/12/21 at 6:55 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 8 min
A A
DOSJA/ Si mashtroi drejtori i Kuvendit me formularin e dekriminalizimit

“Panorama.al” zbardh të plotë kërkesën e Prokurorisë për të çuar në gjykim, ish-ambasadorin dhe drejtorin aktual të Shërbimeve dhe Marrëdhënieve Shumëpalëshe e Dypalëshe në Kuvendit e Shqipërisë, Genci Muçaj.


Ai, në formularin e dekriminalizimit ka fshehur të dhënat e vërteta. Muçaj ka fshehur dënimin që ka marrë në vitin 2008 për falsifikim dokumentesh shkollore.

Masa ndaj tij ka qenë gjobë nga Gjykata e Tiranës.

Në kërkesën për gjykim që disponon “Panorama”, shihet se Muçaj ka probleme edhe me atësinë. Ai ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit atësinë “Hazis”, ndërkohë që nga shkresa e dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile rezulton se atësia aktuale e tij është “Hazir”.

Gjatë hetimeve, Muçaj e ka pranuar faktin që formulari është plotësuar prej tij. Por ai pretendon së pari se ai është konsultuar me shumë juristë, të cilët i kanë sqaruar se vepra penale për të cilën ai është dënuar nuk ishte objekt i deklarimit që përcakton ky ligji.

Muçaj ka shpjeguar se ai nuk ka dashur që dënimi t’i krijonte situata problematike me gazetat apo media të ndryshme, të cilat do kishin për qëllim cenimin e dinjitetit të tij si person dhe nëpunës i shtetit.

DOSJA E PLOTE

I pandehuri Genci Muçaj është emëruar me vendimin nr. 19, datë 03.05.2016 në pozicionin   Drejtor në shërbimin e Marrëdhënieve Shumëpalëshe dhe Dypalëshe në Kuvendin e Shqipërisë pranë Kuvendit të Shqipërisë. Në mbështetje të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e  integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” të ndryshuar dhe Vendimit nr. 17/2016 të Kuvendit “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr. 138/2015” i pandehuri ka plotësuar formularin e vetëdeklarimit datë 12.05.2016.

Ai ka shënuar në rubrikën “A jeni dënuar ndonjëherë me vendim gjyqësor të formës së prerë nga një autoritet gjyqësor shqiptar ose I huaj” përgjigjen “Jo”. Ndërkohë që sipas vërtetimit të gjendjes gjyqësore dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve me shkresën nr. 3975/1 prot, datë 02.06.2016 rezulton se shtetasi Genci Muçaj është dënuar me vendimin nr. 493, datë 08.04.2008 të Gjykatës së Rrethit gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave shkollorë” parashikuar nga neni 187/1 i Kodit Penal duke e dënuar përfundimisht me 133.333 lekë gjobë. Në bazë të nenit 69 të Kodit Penal është i rehabilituar.

Gjithashtu nga verifikimi i bërë rezulton se ai ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit atësinë “Hazis”, ndërkohë që nga shkresa e dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile nr. 3532/1, datë 03.06.2016 rezulton se atësia aktuale e tij është “Hazir”.

Gjatë hetimit është sekuestruar formulari i vetëdeklarimit i plotësuar nga i pandehuri që i përket datës 12.05.2016.

I pandehuri ka patur detyrimin për të plotësuar formularin e vetëdeklarimit.  Sipas nenit 15 të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e  integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” subjektet që kanë detyrim për të vetëdeklaruar janë: “Funksionarët publikë që janë subjekt i këtij ligji, sipas neneve 2 dhe 3, të këtij ligji, që janë aktualisht në detyrë, kryejnë vetëdeklarimin dhe e depozitojnë pranë organit kompetent, sipas këtij ligji, brenda 2 muajve nga miratimi i formularit të vetëdeklarimit nga Kuvendi. Verifikimi për herë të parë bëhet në përputhje me rregullat dhe procedurat për verifikim, të përcaktuara në këtë ligj”.

I pandehuri ka qenë funksionar publik në një nga organet kushtetuese, konkretisht i emëruar në datën 03.05.2016 në pozicionin e Drejtorit në shërbimin e Marrëdhënieve Shumëpalëshe dhe Dypalëshe në Kuvendin e Shqipërisë pranë Kuvendit të Shqipërisë, funksion i cili përfshihet në pikën “a” të nenit 3 të ligjit, pasi Kuvendi është organ kushtetues.

Formulari I vetëvedeklarimit është miratuar me vendim të Kuvendit nr. 17/2016, sipas parashikimit ligjor të bërë nga neni “5” pika “2” i ligjit nr. 138/2015. Në këtë nen thuhet se: “Modeli I formularit të vetëdeklarimit miratohet me vendim të Kuvendit”.

Në pikën “2” gërma “c” të vendimit parasshkohet se objekti I vendimit është përcaktimi I përmbajtjes, efekteve dhe modelit të formularit të vetëdeklarimit. Në kreu III, pika “1” parashikohet se formulari I vetëdeklarimit duhet të përmbajë gjeneralitetin e personit, ndryshimin e gjeneraliteteve…, rastet e ndalimit, arrestimit apo dënimit të personit, me vendim të formës së prerë brenda dhe  jashtë Shqipërisë. Ndërsa pika “5” parashikon se :”Modeli i formularit të vetëdeklarimit është sipas aneksit 1, bashkëlidhur këtij vendimi dhe  është pjesë përbërëse e tij”.

Në këtë vendim përcaktohen edhe rregullat për procesin e realizimit të verifikimit sipas rastit kur nuk është deklaruar asnjë e dhënë që ka të bëjë me dënime penale me vendim të formës së prerë brenda ose jashtë territorit të republikës së Shqipërisë, si dhe kur subjekti ka deklaruar  të dhëna që kanë të bëjnë ndër të tjera edhe me denime penale.

Në rastin e fundit konkretisht në pikën “3”, gërma “b” parashikohet se organi përgjegjës për administrimin e formularit verifikon nëse ndonjë nga rrethanat e paraqitura përfshihet brenda sferës së ndalimeve të parashkuara nga ligji. Nësë konstaton se hyjnë brenda sferës së ndalimit ndërpret verifikimet dhe aplikon masat e parashikuara nga ligji për pengimin apo largimit nga funksioni; nëse konstaton prima facia se të dhënat nuk përfshihen brenda sferës të ndalimeve atëherë ia kalon rastin për kontroll të thelluar Prokurorisë së përgjithshme.

Neni 5 i ligjit nr. 138/2015 parashikon se : “Formulari i vetëdeklarimit plotësohet vetëm nga personi që është subjekt i këtij ligji. Deklarimi i rrethanave të rreme ose të shtrembëruara përbën vepër penale, sipas nenit 190 të Kodit Penal”.

Nga parashikimet e mësipërme ligjore rezulton në formularin e vetëdeklarimit duhet të pasqyrohen të gjitha të dhënat që kërkohen, pa bërë përjashtime apo interpretime. Më pas në varësi të këtyre deklarimeve, vijon edhe procedurat e verifikimit të të dhënave të deklaruara.

Duke iu referuar rastit konkret, i pandehuri gjatë hetimeve ka pranuar faktin që formulari është plotësuar prej tij. Por ai pretendon së pari se: a) ai është konsultuar me shumë juristë të cilët i kanë sqaruar se vepra penale për të cilën ai është dënuar nuk ishte objekt i deklarimit që përcakton ky ligji. Kjo ,pasi ai është dënuar për enin 187/1 të Kodit Penal me gjobë dhe jo me burgim.

Pra në rastin konkret dënimi i tij nuk parashikohet si ndalim në nenet 2 dhe 3 të ligjit për të vazhduar funksionin. Ai nuk ka dashur që dënimi t’i krijonte situata problematike me gazetat apo media të ndryshme, të cilat do kishin për qëllim cënimin e dinjitetit të tij si person dhe nëpunës i shtetit; së dyti formulari i vetëdeklarimit nuk ka një rubrikë që të parashikojë deklarimin për konsumimin e një vepre penale të dënuar me gjobë, pasi të gjitha kërkojnë masën e dënimit me burgim dhe së treti ai pretendon se dënimi i tij nuk ekziston për efekt të kalimit të parashikuara nga neni 69 Kodit Penal, pasi është i rehabilituar.

Për sa i përket atësisë së tij ai deklaron se nuk i ka kushtuar rëndësi shkronjës së fundit se si ai e ka patur realisht, pasi në dijeninë e tij e ka Hazis ashtu si ai e ka plotësuar dhe jo Haziz.

Pretendimet e të pandehurit se ai nuk ka patur detyrim për deklarim se ai është dënuar me gjobë, se dënimi me gjobë nuk ishte objekt i deklarimit,  formulari nuk ka një rubrike të tillë dhe se ai është i rehabilituar, nuk qëndrojnë në referim të ligjit dhe të provave.

Parashikimet e bëra nga nenet 2 dhe 3 të ligjit nr. 138/2015, nuk përcaktojnë rastet se kur duhet të deklarohet dënimi, por qëllimi i këtyre neneve është së pari përcaktimi i subjekteve të ligjit si dhe përcaktimi i dënimeve, të cilat përbëjnë ndalime, për kandidim, zgjedhur apo vazhduar në një funksion publik dhe jo përcaktimi se çfarë duhet pasqyruar në formularin e vetëdeklarimit.

Kjo, pasi përcaktimi I përmbajtjes, efekteve dhe modelit të formularit të vetëdeklarimit janë parashikuar nga Vendimi nr. 17/2016 I sipërcituar.

Po t’I referohemi përmbajtjes së formularit, përkatësisht në seksionin nr.1 të modelit duhet të plotësohej pyetja“ A jeni dënuar ndonjëherë me vendim gjyëqsor të formës së prerë nga një autoritet gjyqësor shqiptar ose i huaj?”, dhe në të dhënat e detyrueshme për të deklaruar janë vepra penale për të cilën është dënuar personi duke kategorizuar dhe llojin përkatës pa u kufizuar vetëm në dënimet me burgim.

Sipas nenit 29 Kodit Penal llojet e dënimëve ndahen në gjobë ose burgim. Për këtë arsye i pandehuri kishte detyrimin për të deklaruar dhe dënimin për veprën penale falsifikim të dokumentave shkollorë sipas nenit 187/1 dhe lloji gjobë sipas rubrikës përkatëse, pavarësisht faktit nëse ai është i rehabilituar.

Nëse do të  referohemi pikës 2 të formularit do të konstatonin se pyetja është “ A jeni dënuar me burgim me vendim gjyqsor jopërfundimtar nga një autoritet gjyqësor shqiptar ose i huaj, për një cështje penale të pazgjidhur me vendim gjyqësor të formës së prerë?”

Nëse ligjvënësi do të kërkonte për seksionin nr.1 të dhënat vetëm për dënimet më burgim do ta kishte shprehur në mënyrë eksplicite atë. Vendimi nr.17/2016 në Kreun V, pika 3, gërma b/II përcakton procedurën e verifikimit edhe për rastet kur të dhënat e deklaruara nuk përfshihen në sferën e ndalimeve, ku fakti i kalohet për kontroll të thelluar, brenda 5 ditëve Prokurorisë së Përgjithshme për të verifikuar saktësinë ë të dhënave të pasqyruara.

Pra për sa më sipër subjekti ka qenë i detyruar të deklaronte edhe të dhënat të cilat nuk  sjellin ndalime sipas ligjit dhe këto vlerësohen nga organet përgjegjese. Modeli i vetëdeklarimit miratohet nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë dhe është pjesë shoqëruese e Ligjit  nt.138/2015. Për më tepër që shtetasi Genci Mucaj është dhe Drejtor i Drejtorisë Mardhënieve Dy dhe Shumë Palëshe pranë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, pra ushtron funksionet brenda Kuvendit.

Në deklarimet e dhëna nga shtetasi Genci Mucaj ai pranon faktin se nuk ka deklaruar dënimin me gjobë me qëllim mbrojtjen e dinjitetit të tij dhe shmangies së problematikave me mediat dhe gazetat, ndërkohë që qëllimi i ligjit është pikërisht trasparenca dhe garantimi i integritetit të personave që zgjidhen dhe emërohen ose ushtrojnë funksione publike nëpërmjet deklarimit të çdo të dhëne që lidhet me personine tyre.

Për sa i përket faktit të  pasaktësisë në deklarimin e atësisë, i pandehuri edhe më parë gjatë procesit hetimor dhe gjyqësor ku është dënuar për veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave shkollorë” ka deklaruar si atësi atë “Haziz” dhe jo “Hazir” duke qenë kështu më tepër para një pasaktësie se deklarim i rremë.

Gjatë hetimit është provuar edhe dijenia e të pandehurit që ai ka patur dijeni për faktin se ka qenë i dënuar, pavarësisht se ai nuk e ka pretenduar një fakt të tillë. Një fakt i tillë provohet nga praktika e ekzekutimit të vendimit gjyqësor me nr. 864, datë 21.04.2008 të ndodhur në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë konkretisht nga përmbajtja e vendimit gjyqësor rezulton se shtetasi Genci Muçaj është përfaqësuar në gjykim nga mbrojtësi i caktuar me prokurë prej tij.

Pasi ai është dënuar, nga Zyra përmbarimore Tiranë në datën 10.06.2008 është vendosur pushimi i “urdhrit të ekzekutimit”, pasi debitori Genci Muçaj ka plotësuar detyrimin ndaj kreditorit Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku bashkëngjitur edhe edhe një mandatpagese i datës 06.06.2008 i Raiffaisen Bank ku janë kryer veprime arke Genci Haziz Muçaj ekzekutim vendimi nr. 493 zyrës së Përmbarimit Tiranë derdhje cash gjithsej 73.965 lekë.

 



Ju sugjerojmë

Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet
InstaBIZ

Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet

8 Qershor, 2025 3:59 pm
Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
Aktualitet

‘Episodi i 7’/Berisha:Licencat për kanabisin, si u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

8 Qershor, 2025 3:55 pm
Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit
Bota

Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit

8 Qershor, 2025 3:30 pm
“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…
Kryesore

“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…

8 Qershor, 2025 3:20 pm
“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
Aktualitet

“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

8 Qershor, 2025 3:04 pm
Apeli zbardh arsyet pse mbeti në qeli Erion Veliaj: Ka pushtetin për të zhdukur provat
Aktualitet

Erion Veliaj kërkon lirinë, nesër para Apelit të GJKKO

8 Qershor, 2025 2:51 pm
Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit
Kronikë

Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit

8 Qershor, 2025 2:36 pm
Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
Rajoni

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston

8 Qershor, 2025 2:28 pm
Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht
Aktualitet

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht

8 Qershor, 2025 2:10 pm
Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
Kryesore

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

8 Qershor, 2025 1:51 pm
Para
France 24 reportazh për Shqipërinë: Vendi më i korruptuar i Evropës, kërkon të kthehet në parajsën e plehrave

France 24 reportazh për Shqipërinë: Vendi më i korruptuar i Evropës, kërkon të kthehet në parajsën e plehrave

Mashtrimi 1.5 milionë euro, ja “skemat” e pronarit të firmës së ndërtimit

Mashtrimi 1.5 milionë euro, ja “skemat” e pronarit të firmës së ndërtimit

Bana Alabed, vajza që raportoi nga Twitter për masakrën në Aleppo takohet me Erdogan

Bana Alabed, vajza që raportoi nga Twitter për masakrën në Aleppo takohet me Erdogan
















TE FUNDIT

Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet

Arrestohet në SHBA TikTokeri i famshëm, për çfarë akuzohet
8 Qershor, 2025

Autoritetet amerikane të imigracionit kanë konfirmuar arrestimin për disa orë të influencuesit të famshëm italo-senegalez dhe TikToker-it Khaby Lame. "Ai...

Lexo më shumë

‘Episodi i 7’/Berisha:Licencat për kanabisin, si u tjetërsua vullneti i shqiptarëve

Hapja rrugë e një lidershipi të ri? Berisha: Dhashë dorëheqjen, erdhi Basha por…
8 Qershor, 2025

Kreu i Partisë  Demokratike, Sali Berisha ka publikuar një video në rrjetin social Facebook, e cila sipas kryedemokratit lidhet me...

Lexo më shumë

Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit

Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit
8 Qershor, 2025

Ministri i Inteligjencës së Iranit ka deklaruar se së shpejti do të bëhet publike një sasi e madhe dokumentesh sekrete...

Lexo më shumë

“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…

“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…
8 Qershor, 2025

Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot gjallëri, fshati piktoresk Godolesh, i vendosur mes kodrave të gjelbra të Elbasanit, hapi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com