Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesat e të pandehurve për dosjen “Partizani”, për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi.
Kërkesa ishte paraqitur nga ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, Andia Pustina, të cilët në seancën e 24 prillit kërkuan përjashtimin e gjyqtares për njëanshmëri.
Siç raportohet, sot gjyqtarja Etleva Deda vendosi rrëzimin e kërkesave, pasi nuk gjeti shkaqe të përligjura mbi kërkesat e avokatëve.
Më datë 5 maj, Davidhi pritet të japë vendimin për kalimin ose jo për gjykim të dosjes “Partizani”.