Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Dosja e manipulimt të zgjedhjeve”, Paloka: Sa të jetë Rama nuk ka më zgjedhje të lira

2023/07/07 at 12:09 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
“Dosja e manipulimt të zgjedhjeve”, Paloka: Sa të jetë Rama nuk ka më zgjedhje të lira

Pas humbjes së thellë në zgjedhjet lokale të 14 majit, PD e drejtuar nga Sali Berisha ka vijuar publikimin e denoncimeve, që sipas selisë blu, tregojnë që procesi zgjedhor u manipulua.

PD ka denoncuar parregullsitë në zgjedhje që janë vërejtur në bashkitë e Vorës, Kamzës, Rrogozhinës dhe Kavajës.

Deputeti Edi Paloka tha se PD-ja ka siguruar një dosje voluminoze, që tregon farsën elektorale. Paloka tha se për sa kohë që të jetë në pushtet kryeministri Edi Rama në vendin tonë nuk do të mbahen zgjedhje të lira, por PD do vazhdojë të denoncojë shkeljet e bëra më 14 maj të cilat tregojnë format e përdorura nga ‘Rilindja’ për të vjedhur votën qytetarëve.

“PD tashmë ka një dosje voluminoze me faktet e farsës zgjedhore që ndodhi më 14 maj, janë bërë shumë vite tashmë që Rama që kur ka ardhur në pushtet, çdo zgjedhje vetëm ka gjetur forma për të manipuluar dhe shantazhuar. Që kur ka ardhur Rama në pushtet nuk ka pasur zgjedhje të lira, duket që sistemi i ngritur prej tij synon të njëjtën gjë, sa të jetë ai në pushtet nuk do të ketë zgjedhje. Është detyrimi ynë për të bërë të qartë qytetarëve dhe ndërkombëtarët, se sa të jetë Rama në pushtet shqiptarët nuk do të votojnë të lirë. Në do të paraqesim dosjen e cila tregon të gjitha format që ka përdorur Rama për t’i marrë votën atyre që nuk kanë pranuar ta shesin apo ta blejnë, dosja është voluminoze janë me dhjetëra fakte të tjera, të cilat janë kapur nga ne por nuk janë të vetmet. Këto fakte janë dërguar dhe në KAS e SPAK për ndjekje penale, pasi krimet zgjedhore janë krime penale por rezultatet janë zero, pasi të gjitha institucionet janë të kapura”, tha Paloka.

Ndërsa kandidati i Bashkë Fitojmë në Vorë, Indrit Hoxha u shpreh se “Në Vorë problematikat kanë qenë të mëdha. Përdorimin e bandave e kemi hapur gjatë gjithë fushatës. Abuzimi me fondet e buxhetit vendor për tërmetin, mbajtja peng e 400 apartamenteve, duke u bërë presion qytetarëve për ditën e zgjedhjeve, ato edhe sot nuk janë shpërndarë. U janë vendosur një numër i madh gjobash biznesit, deri në 2 miliardë lekë për ti bërë presion. Administrata u fry, u punësuan 1038 persona në një bashki që tani është e falimentuar. Cilido që e ka fituar atë bashki i ka bërë llogaritë gabim sepse jam i bindur që shumë shpejt do të ketë zgjedhje të reja. Gjatë ditës së zgjedhjeve kemi pasur denoncime ku një qytetar votonte për njërin kandidat dhe vota dilte për qytetarin tjetër. KQZ e pranoi kërkesën tonë për të bërë një ekspertizë ndërkombëtare për çështjen e votimit elektronik”.

Gjatë prezantimit të dosjes me manipulime, kandidati i Bashkë Fitojmë në Kamëz, Arjan Hoxha deklaroi se PD-ja ka foto dhe video se si votimi elektronik ishte tërësisht i kontrolluar.

“Kemi foto dhe video të përdorimit të të gjithë administratës së bashkisë që kanë qëndruar të shpërndarë në çdo qendër votimi për të orientuar votuesit të votojnë për Rakip Sulin. Është bërë votim i kontrolluar, sipas qendrave të votimit. Ne kemi një listë me 100 persona që gjatë gjithë 14 majit kanë kontrolluar votimin. Ne kemi denoncuar 32 tendera me flamur të kuq që janë kapur edhe nga KLSH-ja”, deklaroi Hoxha.

Ju sugjerojmë

Begaj takon zv/sekretarin e Shtetit të SHBA: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur
Aktualitet

Begaj takon zv/sekretarin e Shtetit të SHBA: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur

24 Maj, 2025 4:36 pm
BSH: 95% e familjeve zotërojnë të paktën një pronë
Aktualitet

BSH: 95% e familjeve zotërojnë të paktën një pronë

24 Maj, 2025 4:22 pm
Çfarë shkaktoi reagime të shumta për incidentin në Mitrovicën e Veriut
Rajoni

Çfarë shkaktoi reagime të shumta për incidentin në Mitrovicën e Veriut

24 Maj, 2025 4:06 pm
Hakerët rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani. Ja arsyeja
Bota

Hakerët rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani. Ja arsyeja

24 Maj, 2025 4:01 pm
SPAK “troket” tek KQZ, nis hetimet për tenderin e pajisjeve elektronike
Aktualitet

Zgjedhjet/ KQZ miraton rezultatet për qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan

24 Maj, 2025 3:37 pm
Presidenti Begaj në SHBA: Ftojmë investitorët amerikanë në turizëm e infrastrukturë
Aktualitet

Presidenti Begaj në SHBA: Ftojmë investitorët amerikanë në turizëm e infrastrukturë

24 Maj, 2025 3:27 pm
Trump kërcënon me tarifa 50 %, BE kërkon “respekt”
Bota

Trump kërcënon me tarifa 50 %, BE kërkon “respekt”

24 Maj, 2025 2:54 pm
18 të plagosur nga sulmi në Hamburg/ 6 persona në rrezik për jetën
Bota

18 të plagosur nga sulmi në Hamburg/ 6 persona në rrezik për jetën

24 Maj, 2025 2:32 pm
Të dielën nis stërvitja “Defender Europe 25”
Aktualitet

Të dielën nis stërvitja “Defender Europe 25”

24 Maj, 2025 2:12 pm
Stuhi e fuqishme në Serbi/ Beogradi përmbytet nga reshjet e dendura dhe breshëri
Rajoni

Stuhi e fuqishme në Serbi/ Beogradi përmbytet nga reshjet e dendura dhe breshëri

24 Maj, 2025 2:02 pm
Para
Foto/ Me Spa dhe salla fitnesi, brenda trenit të blinduar të Putinit

Foto/ Me Spa dhe salla fitnesi, brenda trenit të blinduar të Putinit

Regjistrimi i ditës më të nxehtë në histori, OKB: Ndryshimet klimatike, jashtë kontrollit

Regjistrimi i ditës më të nxehtë në histori, OKB: Ndryshimet klimatike, jashtë kontrollit

Rama takim në Sarajevë, Borjana Kristo: Po punojmë për lëvizjen e lirë nëpërmjet shteteve

Rama takim në Sarajevë, Borjana Kristo: Po punojmë për lëvizjen e lirë nëpërmjet shteteve

TE FUNDIT

Begaj takon zv/sekretarin e Shtetit të SHBA: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur

Begaj takon zv/sekretarin e Shtetit të SHBA: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur
24 Maj, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u takua në Dayton, Ohio, me zëvendëssekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Lexo më shumë

BSH: 95% e familjeve zotërojnë të paktën një pronë

BSH: 95% e familjeve zotërojnë të paktën një pronë
24 Maj, 2025

Në një ekonomi që përballet me sfida të vazhdueshme, pasuria e familjeve mbetet një tregues i rëndësishëm jo vetëm për...

Lexo më shumë

Çfarë shkaktoi reagime të shumta për incidentin në Mitrovicën e Veriut

Çfarë shkaktoi reagime të shumta për incidentin në Mitrovicën e Veriut
24 Maj, 2025

Një incident në Mitrovicën e Veriut më 23 maj, ndaj të cilit reagoi një pjesëtar i Policisë së Kosovës që...

Lexo më shumë

Hakerët rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani. Ja arsyeja

Hakerët rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani. Ja arsyeja
24 Maj, 2025

Shërbimi ushtarak rus i inteligjencës (GRU) ka shënjestruar mijëra kamera të mbikëqyrjes nëpër Rumani dhe shtete të tjera anëtare të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com