Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen “5D” të drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, të akuzuar për abuzim me tenderat.
Mësohet se të pandehurit kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, kërkesë e cila është pranuar nga gjyqtarja e çështjes.
Redi Molla dhe Mariglen Qato do të gjykohen në këtë proces për veprat penal të korrupsionit pasiv, mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash.
Ndërkohë Taulant Tushe, Nestor Muhametllari, Albano Janku, Julian Zanaj dhe Enton Punavia do të gjykohen për shkelje të barazisë në tendera.
Seanca e radhës është caktuar më 21 shkurt në orën 12:00.