Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Dosja 184”, polemika mbi hetimin e zgjedhjeve të Dibrës

2019/08/23 at 8:04 AM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Dosja 184”, polemika mbi hetimin e zgjedhjeve të Dibrës

Hetimet mbi dyshimet për manipulim dhe blerje të votave gjatë zgjedhjeve të pjesshme vendore në Dibër në vitin 2016, janë rikthyer në qendër të debateve, pas vendimit për transferimin e dosjes nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në Prokurorinë e Dibrës. Opozita e cila e ka kthyer çështjen e manipulimit sipas saj të zgjedhjeve nga shumica socialiste, në kalin e saj të betejës, reagoi me tone të larta duke e cilësuar vendimin e Prokurorisë një përpjekje për “t’a varrosur” hetimin.


Kalimi i dosjes nga Krimet e Rënda te Prokuroria e Dibrës çoi në përplasje mes tyre. Shkak u bë vendimi i Prokurorit të çështjes Klodian Braho për të shpallur “moskompetencën” për procedimin penal të nisur që prej tre vjetësh, pasi më parë ka ndryshuar cilësimin juridik të një prej veprave penale për të cilat është rregjistruar ky procedimi atë të “Grup i strukturuar kriminal”, në “Bashkëpunim të thjeshtë”.

Prokuroria e Dibrës ka kundërshtuar kalimin e dosjes pranë saj, dhe në kushtet e kësaj përplasjeje, ka qenë Prokurorja e Përgjithshme e përkohshme Arta Marku e cila ka marrë vendimin përfundimtar. Zonja Marku ka dhënë të enjten një shpjegim të gjatë të situatës së krijuar. Një nga arsyet e kundërshtimin nga Prokuroria e Dibrës ka qenë se “prokurori duhet t’i ishte drejtuar gjykatës për pushimin e akuzave dhe jo të procedonte me ndryshim të cilësimit juridik”. Por sipas kryeprokurores “nga shqyrtimi i akteve nuk rezulton që prokurori të ketë ngritur akuza për ndonjë prej personave nën hetim dhe për këtë arsye nuk ka qenë e nevojshme t’i drejtohej gjykatës me kërkesë për pushimin e tyre. Megjithatë, pavarësisht se ndryshimi i cilësimit juridik është bërë nga prokurori pa u shprehur gjykata në lidhje me këtë, kontrolli i gjykatës është i pashmangshëm pasi çështja nuk mund të zgjidhet pa kaluar nëpërmjet filtrit të gjykatës, cilado qoftë ajo”. Por zonja Marku saktëson se ajo vetë “nuk e ka kompetencën që të shfuqizojë aktet, urdhrat apo vendimet e prokurorit të çështjes”.

Një tjetër arsye e refuzimit nga ana e Prokurorisë së Dibrës ka të bëjë me faktin se prokurorët e saj “janë në kushtet e konfliktit të interesit dhe nuk mund ta hetojnëçështjen në fjalë”, për shkak të lidhjeve farefisnore apo njohjeve me personat e dyshuar. Sipas kryeprokurores “nëse të gjithë prokurorët që ushtrojnë funksionin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër do e gjejnë veten në kushtet e konfliktit të interesit dhe të papajtueshmërisë në ushtrimin e detyrës dhe këtë do e shprehin me dorëheqje, kjo është një situatë që i duhet njoftuar menjëherë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili mund të caktojë përkohësisht një prokuror tjetër për hetimin e çështjes në fjalë”.

Zonja Marku nuk e ka vlerësuar gjithashtu të drejtë pretendimin e Prokurorisë së Dibrës për “mungesë stafi të mjaftueshë për të përballuar këtëçështje”. Sipas saj “ky është një problem i burimeve njerëzore dhe mënyra se si ato menaxhohen dhe shpërndahen ka karakter administrativ dhe nuk mund të jetë argument në favor të mosushtrimit të ndjekjes penale apo të mungesës së kompetencës lëndore”.

Shpjegimi i kryeprokurores jep ndërkohë disa detjae të reja. Së pari faktin që pas tre vitesh janë zbardhur me fund të gjithë përgjimet e bëra. Dhe së dyti se “disa prej personave nën hetim dyshohet se kanë kryer veprat penale të “Dhënies së shpërblimeve dhe premtimeve”, si dhe “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, të kryera në bashkëpunim. Persona të tjerë nën hetim, emrat e të cilëve nuk mund të bëhen publikë për shkak të sekretit hetimor, dyshohet se kanë kryer veprat penale të “Shpërdorimit te detyrës”, “Dhënies së shpërblimeve dhe premtimeve”, si dhe “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, të kryera në bashkëpunim”

Dosja e zgjedhjeve të Dibrës, tërhoqi vëmendjen pas publikimit të një pjese të përgjimeve të Prokurorisë fillimisht nga Zëri i Amerikës dhe Birn, e më pas, fragmente shumë më të zgjeruara të bisedave, dhe audio, nga gazeta gjermane Bild, të cilat ngritën dyshime për implikim të drejtuesë të institucioneve lokale dhe strukturave partiake socialiste, deri dhe të zyrtarëve të lartë të kësaj partie.

Opozita reagoi me forcë ndaj vendimit për zhvendosjen e hetimeve nga Krimet e Rënda. Kryetari demokrat Lulzim Basha akuzoi direkt të enjten kryeprokuroren Marku dhe drejtuesen e Prokurorisë për Krimet e Rënda, Donika Prela se po I shërbejnë kryeministrit Edi Rama. “Me veprimet që kanë ndërmarrë, të dyja janë penalisht të ndëshkueshme nga ligji, s’kanë bërë asgjë më pak e asgjë më shumë sesa shpërdorim detyre me qëllim mbulimin e një vepre të rëndë kriminale, siç është ngritja e një grupi të strukturuar kriminal, me përfshirje të politikanëve më të lartë të Partisë Socialiste, të kriminelëve më të rrezikshëm në Shqipëri, të oficerëve më të lartë të Policisë së Shtetit dhe të zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme për të vjedhur zgjedhjet në Dibër. Pra, të dyja, prej këtij momenti, duhet të ndiqen penalisht për shpërdorim detyre”, u shpreh zoti Basha. Edhe nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili deklaroi të enjten se sipas tij bëhet fjalë për një veprim “të qëllimshëm që synon bllokimin e dosjes hetimore”./Burimi: VOA



Ju sugjerojmë

Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë
-U tha në Opinion

PD e fton në takim, Lapaj: Jam në shesh, nuk ka vend për…

7 Janar, 2026 10:37 pm
Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë
-U tha në Opinion

Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë

7 Janar, 2026 10:26 pm
Rrëshqitje masive e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi
Aktualitet

Rrëshqitje masive e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi

7 Janar, 2026 8:57 pm
Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën
Bota

Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën

7 Janar, 2026 8:18 pm
Sulmet në Venezuelë, Trump: Kemi kapur dhe nxjerrë jashtë vendit Maduron
Bota

Nafta, Trump: Të ardhurat do të përdoren në dobi të SHBA dhe Venezuelës

7 Janar, 2026 7:26 pm
Durrësi i përmbytur, Vengu:Kthimi i banorëve në banesa prioritet, hidrovorët në punë
Aktualitet

Durrësi i përmbytur, Vengu:Kthimi i banorëve në banesa prioritet, hidrovorët në punë

7 Janar, 2026 7:14 pm
Përmbytjet/ 3100 ha tokë nën ujë në Lezhë
Aktualitet

Përmbytjet/ 3100 ha tokë nën ujë në Lezhë

7 Janar, 2026 7:05 pm
FIFA me risi për Kupën e Botës 2026, inteligjenca artificiale do përdoret për të…
Sport

FIFA me risi për Kupën e Botës 2026, inteligjenca artificiale do përdoret për të…

7 Janar, 2026 6:31 pm
Kuba publikon emrat dhe fotot e ushtarakëve të vrarë gjatë arrestimit të Maduros
Bota

Kuba publikon emrat dhe fotot e ushtarakëve të vrarë gjatë arrestimit të Maduros

7 Janar, 2026 5:39 pm
Ankandet e energjisë së rinovueshme, Balluku: Shqipëria, eksportues neto brenda 2030
Aktualitet

Balluku: Operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës po vijojnë normalisht

7 Janar, 2026 5:25 pm
Para
Netanyahu e pranon: Izraeli është përfshirë në sulmet në Irak

Netanyahu e pranon: Izraeli është përfshirë në sulmet në Irak

Ribery rrëfen pse u transferua të Fiorentina: Gruaja ime…

Ribery rrëfen pse u transferua të Fiorentina: Gruaja ime...

Trump dhe Macron, dakord që Rusia të ftohet në G-7 vitin tjetër

Trump dhe Macron, dakord që Rusia të ftohet në G-7 vitin tjetër
















TE FUNDIT

PD e fton në takim, Lapaj: Jam në shesh, nuk ka vend për…

Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë
7 Janar, 2026

PD prej disa ditësh u ka shtrirë “dorën e bashkëpunimit” të gjitha forcave opozitare, duke i ftuar në një tryezë...

Lexo më shumë

Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë

Protestë kundër qeverisë, Lapaj: Prisja që të na bashkoheshin më shumë qytetarë
7 Janar, 2026

Që nga data e 8 dhjetor, drejtuesi i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj proteston kundër qeverisë duke qëndruar përball kryeministrisë. Në...

Lexo më shumë

Rrëshqitje masive e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi

Rrëshqitje masive e dherave në aksin Qukës-Qafë Plloçë, bllokohet qarkullimi
7 Janar, 2026

Vijon rrëzimi i masiveve të dheut në aksin Qukës-Qafë Plloçë. Një tjetër rrëshqitje dheu ka ndodhur disa minuta më parë në...

Lexo më shumë

Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën

Trump: Pa ne, NATO nuk i tremb dot Rusinë dhe Kinën
7 Janar, 2026

Presidenti i SHBA Donald Trump theksoi se Rusia dhe Kina nuk kanë frikë nga NATO pa Shtetet e Bashkuara, ndërsa...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com