Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Doriana humbi jetën në lindje, mjekët shfaqin arrogancë pas 5 vitesh

2019/10/31 at 9:50 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Doriana humbi jetën në lindje, mjekët shfaqin arrogancë pas 5 vitesh

Në Dhjetor të vitit 2014, në maternitetin “Koço Gliozheni”, Doriana Haka lindi një djalë përmes operacionit. Por fatkeqësisht, 24 orë më pas gjendja e saj rëndohet. Doriana ndërroi jetë pas 15 ditësh në pavionin e neurologjisë në QSUT.


Prindërit e saj jetojnë ende me plagën e vdekjes së parakohshme të 25-vjeçares, e mbi të gjitha për shkak të pakujdesisë së mjekëve.

“24 orë që nuk ka ardhur mjek. Një herë i kanë matur tensionin, të paktën për sa kam qenë unë. Dhimbja e kokës i ka ardhur kur nuk isha unë. Kur shkuam në dhomë, dhoma ishte bosh”, tregon mes lotësh e ëma e Dorianës.

Ndërsa për çunin, i cili do mbushë 5 vjeç, ajo thotë se “ka ikur tek halla në Itali. Kur është në kopsht fëmijët thërrasin mami, mami, mami, edhe ai dikur do ta thoshte këtë fjalë. E dinte që Dori është mami vet, (dhe pyet) pse kam dy mama unë? Unë iki largohem, nuk kthej dot përgjigje. Është i vogël”.

Çfarë ndodhi realisht me gjendjen shëndetësore të Dorianës? Pse gjendja e saj pas lindjes u përkeqësua? A iu dha ndihma mjekësore në kohën e duhur?

“Goca ra në gjendje kome dhe shkoi tek neurologjia. Më thirri infermierja dhe shkova. Më pyeti nëse ka pas reaksion dhe çfarë mjekimi merrte edhe Elona ka qenë prezente. (Ato duhej të ishin pyetur në fillim fare), por nuk janë pyetur. Kjo është e gjitha”.

Një muaj para lindjes, kardiologia Sonila Bele konstatoi një problem me zemrën e vajzës, pas të cilit, ajo duhet të merrte hollues gjaku. Por para momentit të lindjes kontrollet nuk iu bënë, për të vendosur që edhe kardiologia të merrte pjesë në ndërhyrje për të mbajtur nën kontroll gjendjen e Dorianës.

Pas humbjes së jetës, u regjistrua vepra penale për dy mjekët e maternitetit, anestezisten Elona Burba dhe mjekun Petrit Rexhepi. Dy akt-ekspertimet konstatojnë se moskryerja e analizave para operacionit, ishte shkaku i vdekjes së të resë.

Ekspertët mjekoligjorë Arben Lloja dhe Elmaz Shaqiri kanë konstatuar ndër të tjera se konsulta mjekësore e ekipit kirurgjikal dhe anestezist nuk është kryer. Mjekët e konsultës dhe anestezistja nuk janë njohur me problemet e zemrës që kishte Doriana. Nuk janë zbatuar procedurat mjekësore të regjimit spitalor në rastin e shtrimit të planifikuar dhe përgatitjes për operacion të të ndjerës. Shkak i përkeqësimit të gjendjes së pacientes ka qenë tromboza totale e sinuseve kavernoze të trurit në anën e tij të majtë…rezulton që me shumë gjasa shkaku i vdekjes së pacientes Doriana Haka mund të ketë qenë arresti kardiak.

Edhe në akt ekspertimin e dytë, mjeku ligjor Sabri Hoxha ka konstatuar të njëjtat mangësi si dy kolegët e tij në akt ekspertimin e parë.

Një tjetër pikë që ia vlen për t’u diskutuar dhe që është një ndër pikat më të errëta në çështjen e vdekjes së 25-vjeçares është edhe mungesa e autopsisë. Asaj kohe autoritetet përkatëse kanë neglizhuar dhe të ndjerës nuk i është bërë autopsia për të kuptuar shkaqet e vdekjes.

“Dori meriton drejtësi. Ka mbaruar juridik, do të ishte…të jetë një kauzë, Dori meriton një kauzë…”, thotë e ëma.

Pas seancave të tensionuara, gjyqtari i çështjes Altin Abdiu në fund të procesit i shpalli mjekët fajtorë, por i dënoi ata me gjobë 400 mijë lekë.

Bashkim Sulstarova, avokat: Gjykata në përfundim të gjykimit konkludoi në vendimin e saj që mjeket të dënohen me nga 400 mijë lekë gjobë. I deklaron fajtorë gjykata për mjekim të pakujdesshëm, por masa e dënimit është 400 mijë lekë gjobë. Kjo gjobë u vihet të pandehurve në raste kur ka dëmtime dhe jo kur ka humbje jete.

Gazetari i Stop, shkoi dhe takoi gjyqtarin, i cili vazhdon përsëri me të tijën.

Gazetari- Si je? Thjesht, që të jem i saktë: Çfarë gabimi kanë bërë mjekët, që është vendosur vetëm një gjobë dhe nuk është marrë një masë tjetër? Nuk është kërkuar pezullim, ashtu siç e ka kërkuar prokurori?

Gjyqtari- I ke në vendim ato gabime.

Gazetari- I lexova. Nuk ka.

Gjyqtari- Për arsye hetimi ligjor, këtu e ke atë tani. Shikoje! Ç’të them unë ty?!

Gazetari- Ideja është, që gjoba aplikohet, kur kemi një aksident d.m.th, ose një reaksion, a një gjë, që nuk kemi me humbje jete. Më kupton? Ndërkohë që akt-ekspertiza nga mjeko-ligjori ka konstatuar…

Gjyqtari- Ajo është, e arsyetuar në vendim aty, nuk prodhohet në mënyrë të plotë, që çfarë janë veprimet e mjekëve, apo mosveprimet.

Gazetari- Analizat janë bërë, janë bërë në një klinikë private.

Gjyqtari- Janë bërë ato, janë bërë të gjitha procedurat.

Gazetari- Janë bërë në mënyrë autodidakte, kur kemi një aksident dhe nuk kemi humbje jete, aplikohet gjoba. Ok! Faleminderit shumë!

Për të qenë profesional dhe të pa-anshëm, “Stop” ka siguruar pretendimet e të dy palëve, të familjarëve dhe pretendimet e dy mjekëve që akuzohen nga organi i akuzës për neglizhencë.

“Unë ia kërkoj Elonës, sepse Elona e ka pas këtë letër në dorë. Petriti thjeshtë ka ardhur dhe ka bërë operacionin. Me kartelë ka shkuar ajo dhe kartelën e ka parë ajo. Ajo duhet të kishte bërë konsultën, të kishte thirrur Sonilën, kardiologun dhe të tjerat me radhë”, thotë e ëma e Dorianës.

Mjekët përgjegjës shprehen sot pas 5 vitesh me arrogancë se ata kanë zbatuar vetëm protokollin dhe nxjerrin gazetarët me arrogancë jashtë.

Anestezistja Elona Burba- Ju gazetarët lexoni të fundit, nuk lexoni të fillimit. Të tipit së gazetarisë je, kjo rrymë të ka marrë edhe ty dhe do të marri, ishalla ndryshofsh! Brenda në dosje i ke të gjitha, në kartelë janë të gjitha. Tek kartela bashkangjitur, nëse nuk ka humbur ndonjë gjë, ke dhe një protokoll mbi bazën e të cilit, punojmë ne dhe analizat, që duhen në spitalin tonë. Puna në spital bëhet në bazë të protokollit, jo në bazën e atyre, që mendon njëri, apo tjetri. Mbi bazë të atij protokolli i ke të gjitha analizat. Hape! Lexoje! Vlerësoje! Shikoje! N.q.s ka një gjë, që nuk të shkon, hajde më pyet!

Gazetari- Për analizat, doja të të pyesja unë! Si funksionon?

Anestezistja Elona Burba- Nuk ka asnjë mangësi, nuk ka funksion fare. Hape dhe lexoje! Di të lexosh? Di, se je gazetar, n.q.s, ka një protokoll, ti bazohesh mbi një protokoll. Ka një protokoll atje dhe protokolli thotë, 1-2-3-4-5, analiza. Hape kartelën dhe shihe!

Gazetari- Më fal!

Anestezistja Elona Burba- I ka ato 5 analiza?

Gazetari- Unë i kam!

Anestezistja Elona Burba- Nuk më duhen fare mua ato!

Gazetari – Unë i kam një pjesë të…

Anestezistja Elona Burba-Nuk më duhet mua ajo fare! Unë e di përmendësh, nuk më duhen. Atëherë..!

Gazetari- Se ajo i kishte bërë analizat në një klinikë private.

Anestezistja Elona Burba- Ore, nuk ka rëndësi fare!

Gazetari- “AMA” më duket, se e kishte.

Anestezistja Elona Burba- Nuk më duhet fare, ku i ka bërë analizat. Po të them edhe një herë: ka një protokoll, hape protokollin dhe lexoje!

Edhe më arrogant është mjeku Petrit Rexhepi.

Mjeku Petrit Rexhepi- Për çfarë je ti? Gazetar je ti? Ik ore ik, s’ke çfarë kërkon tani! Dil jashtë! Hidhu! Vjen ti si gazetar këtu…

Gazetari- Ç’lidhje ka? S’është nevoja, as të bërtasësh, as…

Mjeku Petrit Rexhepi- Po do bërtas sa…Policeee, hajde këtu! Merre këtë!

Drejtuesi i emisionit “Stop”, Saimir Kodra thotë se “në fakt, deri para se edhe ju të shikonit këtë qasje, këtë moment të këtyre dy, anestezistes dhe mjekut, ndoshta edhe do t’i kundërvihesha prindërve të Dorianës, do thoja, ‘tani shiko, edhe mund të ndodhin, edhe është normale’, por pas këtij momenti, këtij fudullëku dhe kësaj arrogance që i lidhi gazetarët pikërisht me këtë situatë, me vdekjen e Dorianës në atë kohë, që kanë qenë këto shkaktarët kryesorë. Dhe e them përsëri: Ju keni qenë shkaktarët kryesorë…po kjo përgjigje arrogante për një ngjarje të tillë është e patolerueshme për ju.”

Urdhri i Mjekut pas gjykimit penal thotë se do të aktivizojë komisionet e veta, për të vendosur masat për dy mjekët në fjalë. /Burimi: Tvklan.al



Ju sugjerojmë

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji
-U tha në Opinion

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji

4 Dhjetor, 2025 10:17 pm
Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg
-U tha në Opinion

Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg

4 Dhjetor, 2025 9:48 pm
Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
-U tha në Opinion

Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

4 Dhjetor, 2025 9:46 pm
“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore
-U tha në Opinion

“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore

4 Dhjetor, 2025 9:33 pm
Salianji “thumbon” Berishën: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës
-U tha në Opinion

Salianji “thumbon” Berishën: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

4 Dhjetor, 2025 9:27 pm
Qytetari kritikon Berishën: Noka është arrogant, PD të riformatohet
Politikë

Qytetari kritikon Berishën: Noka është arrogant, PD të riformatohet

4 Dhjetor, 2025 8:51 pm
Ndërron jetë pas një jave nxënësi që u qëllua me thikë në Durrës
Kronikë

Ndërron jetë pas një jave nxënësi që u qëllua me thikë në Durrës

4 Dhjetor, 2025 8:08 pm
Publikohen për herë të parë video nga ishulli privat i Epsteinit
Bota

Publikohen për herë të parë video nga ishulli privat i Epsteinit

4 Dhjetor, 2025 7:36 pm
Berisha foltore në Mirditë: Edi Rama e ka diskriminuar veriun e Shqipërisë
Kryesore

Berisha foltore në Mirditë: Edi Rama e ka diskriminuar veriun e Shqipërisë

4 Dhjetor, 2025 7:21 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

PD udhëzon nisjen e procesit të analizës për zgjedhjet e 11 majit

4 Dhjetor, 2025 7:15 pm
Para
Agron Shehaj: Si e zbulova mashtrimin tek Unaza e Re, për 2 minuta dhe 3 $

Agron Shehaj: Si e zbulova mashtrimin tek Unaza e Re, për 2 minuta dhe 3 $

Gjergj Buxhuku: Cilat janë bizneset e rrezikshme

Gjergj Buxhuku: Cilat janë bizneset e rrezikshme

Video/ Punonjësi i policisë dhunon adoleshenten pasi nuk…

Video/ Punonjësi i policisë dhunon adoleshenten pasi nuk...
















TE FUNDIT

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji

A do e sfidojë Berishën për postin e kryetarit të PD? Flet Salianji
4 Dhjetor, 2025

Mbrëmjen e së enjtes, në emisionin “Opinion” në Tv Klan, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, diskutoi mbi situatën aktuale...

Lexo më shumë

Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg

Salianji: Kunata e Ballukut, një nga gjyqtaret që më dënoi me burg
4 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion”, Ervin Salianji i ka kthyer përgjigje akuzave se ka hapur “një front të dytë” në Partinë Demokratike...

Lexo më shumë

Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet

Salianji i përgjigjet Berishës: Takimet i kam bërë me strukturat, PD të riformatohet
4 Dhjetor, 2025

Ervin Salianji i është përgjigjur nga emisionin “Opinion” kryedemorkatit Sali Berisha në lidhje me komentet e bëra për takimet e...

Lexo më shumë

“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore

“PD nuk dëgjon anëtarët”, Salianji: Ata kërkojnë protesta, PD bën foltore
4 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion” ish-deputeti Ervin Salinji thotë se PD ka nevojë për një riorganizim, duke theksuar se deri më tani...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com