Është vetëdorëzuar në policinë e Shkodrës Edmond Nika, i cili akuzohet për atentatin e ndodhur mbrëmë në Dukagjin, ku humbi jetën Zef Guri dhe mbeti i plagosur djali i tij.
Sipas “News24”, Nika ka deklaruar në polici se “nuk kam lidhje me ngjarjen dhe kam qenë gjithë ditën e djeshme në kamera”.
Kujtojmë se mbrëmë u vra Zef Guri, 73 vjeç dhe u plagos djali i tij, Gjin Guri 46 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e traumës në Tiranë.