Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Artan Tafani bashkëpunoi me drejtësinë, zbardhen 12 të arrestuarit e megaoperagionit, 3 në kërkim

2023/09/28 at 11:56 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Artan Tafani bashkëpunoi me drejtësinë, zbardhen 12 të arrestuarit e megaoperagionit, 3 në kërkim

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,  Muhamet Rrumbullaku gjatë konferencës për shtyp së bashku me prokurorin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan Kreshnik Ajazi dha detaje për megaoperacionin policor të koduar “NEVER FORGET”.


Ai theksoi se “gjatë këtij megaoperacioni u zhvilluan hetime me profesionalizëm dhe në ruajtje të plotë të sekretit hetimor, ndërthurur me rritje të forcës reaguese për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar, me rrezikshmëri shoqërore, si dhe u bashkëpunua me agjencitë e tjera ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, punë e cila solli si rezultat zbardhjen e 6 vrasjeve, 5 rasteve të shkatërrimit të pronës me eksploziv, 2 rasteve të vjedhjes me dhunë, 3 rasteve të sigurimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, 1 rasti të kanosjes së punonjësve të Policisë (ngjarje këto të ndodhura në disa qytete të vendit), si dhe zbardhjen e 2 vrasjeve të kryera në Greqi.

Bazuar në provat e siguruara nga ky megaoperacion, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka lëshuar 15 urdhra ndalimi, nga të cilat 12 janë ekzekutuar, ndërsa 3 shtetas janë shpallur në kërkim.

  1. Artan (Marjus) Tafani, 39 vjeç, lindur në Lushnje, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (3 raste, në dëm të viktimave Çajup Selimi, Fridman Xhaferaj dhe Alban Semaku); “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu); “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Kujtim Meta); “Shkatërrim i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (4 herë, me të dëmtuar shtetasit Erion Çoku, Bashkim Rajku, dhe Bujar Turku/2 herë ); “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (3 herë, ndaj shtetasve Adriatik Guri (Doga), Rexhep Gina dhe Genci Hida); “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim (3 raste, me të dëmtuar shtetasve, Shezai COBO, Gëzim Çepele dhe Marjus Zejneli);
  2. Lulzim Spahija (Arapi), 28 vjeç, lindur në Lushnje, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (3 raste, në dëm të viktimave Çajup Selimi, Fridman Xhaferaj dhe Alban Semaku); “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu); “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Kujtim Meta); “Shkatërrim i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (3 herë, me të dëmtuar shtetasit Erion Çoku, Bashkim Rajku dhe Arjan Aliço); “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Adriatik Guri (Doga); “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim (me të dëmtuar shtetasin Gëzim Çepele). Aktualisht në IEVP, në Berat;
  3. Ligor Romacka, 31 vjeç, lindur në Korçë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim (2 raste, në dëm të viktimave Çajup Selimi dhe Fridman Xhaferaj) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Aktualisht në IEVP, në Korçë;
  4. Erisiano Abedini, 32 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Çajup Selimi), “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (3 raste, me të dëmtuar shtetasit Bashkim Rajku dhe Bujar Turku/2 herë);
  5. Bledar Berberi, 34 vjeç, banues në Pogradec, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Fridman Xhaferaj);
  6. Maringlen Topuzi, 37 vjeç, banues në Pogradec, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Fridman Xhaferaj), “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu);
  7. Bujar Abedini, 49 vjeç, banues në Tepelenë, si i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Çajup Selimi);
  8. Enriko Xhahysa, 23 vjeç, banues në Gjocaj, Peqin, i dyshuar për veprën penale “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu).
  9. Klea Gjata, 27 vjeçe, banuese në Lushnjë, e dyshuar për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”;
  10. Idriz Manej, 68 vjeç, lindur në Ktosh, i dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (në dëm të viktimës Fridman Xhaferaj). Aktualisht në IEVP, në Korçë;
  11. Fatjon Veliu, 36 vjeç, lindur në Berat, i dyshuar për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Rexhep Gina). Aktualisht në IEVP, në Lezhë.
  12. Laert Haxhiu, 31 vjeç, lindur në Lushnjë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim, (3 herë, në dëm të viktimave Çajup Selimi, Fridman Xhaferaj dhe Alban Semaku); “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu); “Vrasja me paramendim” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Kujtim Meta); “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (5 herë, me të dëmtuar shtetasit Erion Çoku, Bashkim Rajku, Bujar Turku/2 herë dhe Arjan Aliço); “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (3 herë, ndaj shtetasve Adriatik Guri (Doga), Rexhep Gina dhe Genci Hida); “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim (2 herë, me të dëmtuar shtetasit Gëzim Çepele dhe Marjus Zejneli). Aktualisht në IEVP, në Greqi.

Në vijim, u shpallën në kërkim shtetasit:

  1. Lorenc Lala (alias Ilir Lamberti alias Kristian Lala), 46 vjeç, banues në Lushnjë, i dyshuar për veprat penale “Vrasja për gjakmarrje” e kryer në bashkëpunim (në dëm të viktimës Albi Bashaliu) dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Rexhep Gina);
  2. Firdeuss Berberi, 22 vjeç, banues në Pogradec, i dyshuar për veprat penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim, (me të dëmtuar shtetasin Marjus Zejneli), “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”;
  3. Kristi Bixheku, 28 vjeç, banues në Lushnjë, i dyshuar për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” e kryer në bashkëpunim (2 herë, me të dëmtuar shtetasin Bujar Turku/2 herë) dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Genci Hida);
  4. Ederin Caushi, 36 vjeç, banues në Lushnjë, i dyshuar për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” e kryer në bashkëpunim (ndaj shtetasit Rexhep Gina).

Gjithashtu, nga hetimet e kryera jane siguruar indicie dhe ka dyshime të arsyeshme se shtetasi Laert Haxhiu është organizator dhe porositës i 2 vrasjeve të kryera në Athinë, konkretisht:

  • Vrasja e shtetasit Lulzim Qorri, e ndodhur në dhjetor 2018, në rrugën “Kritis”, sheshi “Omonia” Athinë;
  • Vrasja e shtetasit Dikenc Halili, e ndodhur në tetor 2021, në lokalin e tij, në lagjen “Kriso”, Athinë.

Të dhënat e siguruara do t’iu komunikohen autoriteteve policore greke, brenda ditës së sotme.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar kapsolla detonatore, silenciatorë, krehra fishekësh, fara kanabisi, celularë, automjete etj.

Nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me prokuroritë respektive, vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e ngjarjeve të tjera të rënda kriminale kundër personit e pronës.

Dua të garantoj qytetarët se edhe për ngjarjet e fundit kriminale, të ndodhura në Mirditë, Durrës dhe Dukagjin, strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me prokuroritë respektive, po punojnë intensivisht për identifikimin e autorëve , kapjen dhe arrestimin e tyre. Nga hetimet e deritanishme janë administruar informacione dhe të dhëna të besueshme për autorët e dyshuar dhe bashkëpunëtorët e tyre të përfshirë në ngjarje, dhe po punohet intensivisht për të siguruar provat shkencore për dokumentimin ligjor të autorësisë së tyre.

Ndërkohë, strukturat e Policisë së Shtetit janë duke zhvilluar hetime dhe veprime operacionale për parandalim e ngjarjeve kriminale, kapjen e shtetasve në kërkim me rrezikshmëri të lartë shoqërore, parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike dhe të armëve të zjarrit. Gjithashtu, janë duke vijuar intensivisht veprimet e përditshme hetimore në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli”, si dhe për zbatimin e paketës së sigurisë në shkolla.



Ju sugjerojmë

Dita e 15-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama
Aktualitet

Dita e 15-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama

14 Qershor, 2026 6:43 pm
Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
Aktualitet

Rama reagon sërish për Sazanin dhe Zvërnecin: Asgjë nuk është shitur

14 Qershor, 2026 6:35 pm
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
Bota

Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel

14 Qershor, 2026 5:38 pm
Alarm në Europë, armët nga lufta në Ukrainë po përfundojnë në duart e krimit
Bota

Alarm në Europë, armët nga lufta në Ukrainë po përfundojnë në duart e krimit

14 Qershor, 2026 2:22 pm
Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë
Kryesore

Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë

14 Qershor, 2026 1:57 pm
“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”
Bota

“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”

14 Qershor, 2026 1:25 pm
Aksident në Kurbin, humb jetën 37-vjeçari
Kronikë

Aksident në Pogradec, një viktimë dhe tre të plagosur

14 Qershor, 2026 1:17 pm
Rama: Vetëm PS mund ta çojë vendin në BE
Kryesore

Rama: Vetëm PS mund ta çojë vendin në BE

14 Qershor, 2026 10:09 am
Protestat/ Rama: Hajvanët që përdorin kërcënime, po shfaqin frymë fashiste
Kryesore

Protestat/ Rama: Hajvanët që përdorin kërcënime, po shfaqin frymë fashiste

14 Qershor, 2026 10:05 am
Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, anulimet e rezervimeve janë sinjal alarmi
Kryesore

Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, anulimet e rezervimeve janë sinjal alarmi

14 Qershor, 2026 10:00 am
Para
“Jemi para derdhjes së gjakut të pafajshëm”, Rama për ngjarjen në veri: Duhet dënim me zë të lartë

“Jemi para derdhjes së gjakut të pafajshëm”, Rama për ngjarjen në veri: Duhet dënim me zë të lartë

Rama: Serbia duhet të ishte distancuar, Brukseli të dënojë nderimin e kriminelëve

Rama: Serbia duhet të ishte distancuar, Brukseli të dënojë nderimin e kriminelëve

Rama: KFOR të marrë nën kontroll veriun e Kosovës

Rama: KFOR të marrë nën kontroll veriun e Kosovës
















TE FUNDIT

Dita e 15-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama

Dita e 15-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama
14 Qershor, 2026

Ka nisur pasditen e kësaj të diele protesta e 15-të qytetare në Tiranë. Qytetarët kanë filluar grumbullimin në Sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë

Rama reagon sërish për Sazanin dhe Zvërnecin: Asgjë nuk është shitur

Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
14 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për projektet e investimeve në ishullin e Sazanit dhe në zonën e Zvërnecit, duke...

Lexo më shumë

Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel

Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
14 Qershor, 2026

Bashkimi Evropian po përgatitet të presë për herë të parë talibanët në Bruksel për “bisedime teknike” mbi kthimin e afganëve...

Lexo më shumë

Alarm në Europë, armët nga lufta në Ukrainë po përfundojnë në duart e krimit

Alarm në Europë, armët nga lufta në Ukrainë po përfundojnë në duart e krimit
14 Qershor, 2026

Menjëherë pas fillimit të luftës së agresionit kundër Ukrainës, dolën paralajmërime për një rrjedhje të mundshme të paligjshme të armëve,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}