Kreu i degës së Partisë Demokratike në Pogradec ka dhënë sot dorëheqjen.
Renato Peza thotë se dorëheqja e tij ka ardhur pasi nga Kryesia e PD u vendos për zhvillimin e zgjedhjeve në këtë degë.
“Ndihem i ofenduar dhe i poshtëruar nga vendimi i kryesisë. Ky nuk është standardi që unë prisja nga PD-ja. I dhamë mandatin kryetarit të bashkisë së Pogradecit”, tha Peza.
Sipas vendimit të dalë nga Kryesia e PD, kryetarët e 35 degëve të kësaj force politike dhe strukturave drejtuese të tyre do të përfshihen në procesin e rizgjedhjes së tyre.
Basha tha se do të shtohen edhe 14 degë të reja, duke çuar kështu numrin e degëve të PD-së në 67. Sipas këtij vendimi, krerët e degëve, do të detyrohen të rikandidojnë dhe pse nuk u ka mbaruar mandati.