Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dorëheqja e Ilir Kernit hedh dritë mbi buxhetin e skamur të artit shqiptar

2016/08/02 at 3:48 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kundërshtoi Ministren për buxhetin e ulët të TKOB-it, dorëhiqet Ilir Kerni

Ilir Kerni u emërua drejtor i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit të Shqipërisë në tetor të vitit 2013, një muaj pas ardhjes në pushtet të qeverisë së Edi Ramës.


Në atë kohë, debutimin e tij në Shqipëri shihej si një ngjarje e madhe. Kerni ishte një balerin i famshëm që kishte një karrierë ndërkombëtare, duke fituar me dhjetëra çmime si në Europë ashtu edhe në Azi.

Një balerin kryesor për vite me radhë në Teatrin Kombëtar në Zagreb, Kroaci, Rama e përshkroi kthimin e tij në shtëpi si një nevojë “për ngritjen e cilësisë së institucioneve artistike në vend”.

Të shtunën, publiku u befasua kur dëgjoi se Kerni kishte dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Shumë pak kishin vënë re se më 22 qershor, në Facebook, Kerni kishte shprehur zhgënjimin e tij të thellë lidhur me mungesën e fondeve për institucionin që ai drejton.

“I kam përdorur këto 28 muaj për të transformuar çdo gjë me punë e vështirë dhe me buxhetin më të ulët në historinë. Buxheti mesatar për një shfaqje nuk i kalonte 600 euro, kështu që jemi gati të hyjmë në Librin e Rekordeve Guinnes,” shkroi ai.

Kerni shtoi se edhe Kosova e varfër, e cila ka një popullsi edhe më të vogël, ka një buxhet më të madh sesa Shqipëria për programet artistike, ndërsa Opera e Tiranës është i vetmi institucion i tillë në të gjitha trevat shqipfolëse në rajon.

Dorëheqja u shndërrua gjithashtu në një çështje politike pasi kryetar i komisionit parlamentar të ekonomisë dhe financave, Erjon Braçe, tha në një status në Facebook të dielën se i vinte keq për dorëheqjen. “Nuk e kam parë kurrë operën në një gjendje kaq të mirë sa tani,” tha ai.

Të hënën, Ministria e Kulturës e përshkroi dorëheqjen e Kernit si një akt personal të cilin s’mund ta komentonte – ndërsa premtoi se programi normal artistik do të vazhdonte në institucionin që ai dikur udhëhiqte.

“Pas një viti pune intensive, projekti për rindërtimin e Teatrit Kombëtar të Operas do të fillojë në sezonin e dytë artistike të këtij viti (në vjeshtë),” thuhet në komunikatën për shtyp pa dhënë ndonjë informacion të mëtejshëm për buxhetin.

Buxheti total i Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë për vitin 2016 është caktuar pak më shumë se 9 milion euro, por vetëm një pjesë e tij i ndahet institucioneve kryesore kulturore të vendit.

Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit merr rreth 2 milion euro, por institucioni ka trupën më të madhe artistike në vend dhe përmban gjithashtu brenda tij edhe orkestrën simfonike kombëtare dhe ansamblin folklorik.

Institucione të tjera të mëdha kulturore në Shqipëri, si Teatri Kombëtar dhe Galeria e Arteve, gjithashtu luftojnë shumë me buxhetet e shtrënguara. Teatri Kombëtar për vitin 2016 kishte një fond total – përfshirë edhe investimet – prej 525,711 eurosh, ndërsa Galeria e Arteve Art kishte një buxhet prej 256,475 eurosh.

Alda Bardhyli, redaktore kulture te gazeta “Shqip” sheh një problem të vërtetë kur bëhet fjalë për buxhetet ministrore për programet artistike. Por ajo thekson se vetë Ministria e Kulturës gjithmonë ka pasur buxhetin më të ulët në krahasim me ministritë e tjera në 25 vitet e fundit.

“Ne kemi buxhetin më të ulët për kulturën në të gjithë rajonin, më të ulët sesa në edhe në Kosovë dhe Maqedoni,” tha ajo.

“Unë besoj se buxheti është tepër i rëndësishëm kur bëhet fjalë për kulturën. Mungesa e reformave, mungesa e efikasitetit në institucionet tona kulturore – dhe mungesa e artistëve tanë në evente të rëndësishme ndërkombëtare – të gjitha vijnë si rezultat i buxheteve të pamjaftueshme,” shtoi ajo.

Ema Andrea, një aktore e njohur në Shqipëri dhe pedagoge në Akademinë e Arteve në Tiranë, tha për BIRN se institucionet e kulturës dhe artit janë injoruar për një kohë të gjatë. Andrea tha se komuniteti artistik në Shqipëri besonte se pasi të vinte Rama në pushtet, gjërat do të ndryshonin, duke qenë se ai vetë ishte artist dhe ish­ -pedagog në akademi.

Andrea tha se artistët në vend trajtohen thjeshtë si burokratët, punojnë me rroga të ulëta dhe varen krejtësisht nga institucionet për mbijetesën e tyre.

“Arti nuk mund të lulëzojë në varësi institucionale. Të mbështetësh artistët do të thotë t’i lësh ata të jenë të pavarur,” vuri në dukje ajo.

“Zinxhiri i problemeve në art nuk fillon apo përfundon vetëm me kushtet financiare edhe pse kjo është një çështje shumë e rëndësishme,” tha ajo.

Reporter.al

Etiketa: arti shqiptarbuxhetdoreheqjailir kernirama


Ju sugjerojmë

Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën
-U tha në Opinion

Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën

2 Qershor, 2025 10:36 pm
Gjyshja ‘i përvishet’ punës në 3 të mëngjesit, u hedh lavatriçen mbesave jetime
Aktualitet

Gjyshja ‘i përvishet’ punës në 3 të mëngjesit, u hedh lavatriçen mbesave jetime

2 Qershor, 2025 9:28 pm
Xhaxhai u heq ujin dhe dritat mbesave jetime, gjykata u jep urdhër mbrojtjeje
Aktualitet

Xhaxhai u heq ujin dhe dritat mbesave jetime, gjykata u jep urdhër mbrojtjeje

2 Qershor, 2025 9:16 pm
Bill Gates do të dhurojë 99% të pasurisë së tij për Afrikën
Bota

Bill Gates do të dhurojë 99% të pasurisë së tij për Afrikën

2 Qershor, 2025 9:04 pm
PD humbëse në zgjedhjet parlamentare, Igli Cara: Shqipëria po shkon drejt shuarjes
Politikë

PD humbëse në zgjedhjet parlamentare, Igli Cara: Shqipëria po shkon drejt shuarjes

2 Qershor, 2025 8:54 pm
Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit, profesori italian tenton vetëvrasjen
Bota

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit, profesori italian tenton vetëvrasjen

2 Qershor, 2025 8:36 pm
PD kërkoi hetim, KQZ: Nuk janë shënuar fletët që s’janë përdorur për shkak…
Politikë

PD kërkoi hetim, KQZ: Nuk janë shënuar fletët që s’janë përdorur për shkak…

2 Qershor, 2025 8:23 pm
Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
Bota

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

2 Qershor, 2025 7:56 pm
Vota e diasporës, KQZ: DHL shkeli kontratën
Aktualitet

Vota e diasporës, KQZ: DHL shkeli kontratën

2 Qershor, 2025 7:41 pm
Britania pezullon bisedimet tregtare me Izraelin pas ofensivës së re në Gazë
Bota

Britania zgjeron flotën nënujore, ja plani për ndërtimin e 12 nëndetëseve të reja

2 Qershor, 2025 7:30 pm
Para
Video/ Ja vëndet më të pazakonta në botë për pushime

Video/ Ja vëndet më të pazakonta në botë për pushime

VIDEO/Flet Meta: Arsyeja e takimit me Kokëdhimën dhe fati i koalicionit 

VIDEO/Flet Meta: Arsyeja e takimit me Kokëdhimën dhe fati i koalicionit 

Dibër/Pasi e qëlloi 6 herë me thikë, gruaja e parë i lutet burrit për ribashkim 

Dibër/Pasi e qëlloi 6 herë me thikë, gruaja e parë i lutet burrit për ribashkim 

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën

Liri Berisha rrëfen takimin e parë me Nënë Terezën
2 Qershor, 2025

Nënë Tereza fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 1979. Lajmi në atë kohë mbërriti edhe në Shqipëri, edhe pse...

Lexo më shumë

Gjyshja ‘i përvishet’ punës në 3 të mëngjesit, u hedh lavatriçen mbesave jetime

Gjyshja ‘i përvishet’ punës në 3 të mëngjesit, u hedh lavatriçen mbesave jetime
2 Qershor, 2025

Emisioni “Stop” në Tv Klan ka rikthyer në vëmendje rastin e dy vajzave jetime, Senada dhe Serena Mullaymerit. Gjyshja dhe...

Lexo më shumë

Xhaxhai u heq ujin dhe dritat mbesave jetime, gjykata u jep urdhër mbrojtjeje

Xhaxhai u heq ujin dhe dritat mbesave jetime, gjykata u jep urdhër mbrojtjeje
2 Qershor, 2025

Në shkurt të këtij viti, emisioni ”Stop” në Tv Klan problemin e dy vajzave, Senada dhe Serena Mullaymeri, 17 dhe...

Lexo më shumë

Bill Gates do të dhurojë 99% të pasurisë së tij për Afrikën

Bill Gates do të dhurojë 99% të pasurisë së tij për Afrikën
2 Qershor, 2025

Bill Gates është zotuar se pjesa më e madhe e pasurisë së tij, që tani vlen 200 miliardë dollarë, do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com