Bota

“Donin të hidhnin në erë gjithçka”, arrestohen dy persona në Paris



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:49 - 30/12/22 |
Opi Nion

Dy persona janë arrestuar në stacionin Montparnasse në Paris, pasi u kapën me bombola gazi dhe deklaruan se donin “të hidhnin në erë gjithçka”. Mediat franceze raportojnë se bëhet fjalë për një francez 51-vjeçar dhe një libian 29-vjeçar, të cilët përsëritën kërcënimin edhe pasi u arrestuan.

Oficerët e policisë gjetën në çantën e tyre nëntë shishe gazi, të mbushura, por “të padëmshme” dhe nuk ishin të lidhura me asnjë sistem zjarri.

Prokuroria e Parisit sqaron se bëhet fjalë për dy persona të pastrehë. Ai me origjinë franceze mund të ketë “ probleme të shëndetit mendor” dhe ishte i dehur në kohën e ngjarjes.

Ministri i Brendshëm Gerald Darmanin i kërkoi prefektit të policisë të forcojë sigurinë në të gjitha stacionet e kryeqytetit. Më shumë oficerë policie dhe ushtarë nga operacioni Sentinel mund të mobilizohen, brenda dhe rreth stacioneve, specifikon prefektura e policisë pariziane.

Pas