Aktualitet

Donika Prela kërkon transferim në Prokurorinë e Pëgjithshme


               Publikuar në : 12:51 - 08/10/19 |
Al Do

Kryetarja e komanduar e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela i ka kërkuar Këshillit të Lartë Prokurorisë për t’u caktuar në Prokurorinë e Përgjithshme.

Kërkesa është depozituar në KLP në fillim të tetorit dhe vetë institucioni e konfirmon zyrtarisht mbërritjen e saj. Prela aktualisht është drejtuese e komanduar e Prokurorisë për Krime të Rënda.

Kërkesa po shqyrtohet nga Komisioni i karrierës dhe më pas KLP do marrë vendim.

Kërkesa e Prelës vjen në një kohë kur është paralajmëruar krijimi i SPAK. Me krijimin e kësaj strukture prokuroria e Krimeve të Rënda shkrihet ç’ka do të thotë rikthim në Prokurorinë e Durrësit për Donika Prelën, aty edhe ka emërimin. /Opinion.al

Pas