Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Doni kurvin

2016/07/15 at 10:56 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
John Kerry nuk është zhoao amazona

Nga Edison Ypi


Sipas një mendësie gjërësisht të rrënjosur anembanë trojeve tona kreshnike, krerët e politikës dhe pushtetit, dhe në përgjithësi barinjtë, si të tashëm, të kaluar, sigurisht dhe të ardhshëm, janë ca djaj që gjithmonë kanë gabuar e gjithmonë do gabojnë. Ndërsa “populli”, ky babaxhan i urtë e i pazararshëm që ha buk, fle gjumë, e punon nga pak, jo vetëm kurrë nuk gabon dhe gjithmonë ka të drejtë, por gjithmonë është viktimë e pafajshme, gjithmonë i bëjnë hile të tmerrëshme, gjithmonë i bien kot më qafë me një mijë e një mënyra e intriga të pabesa e të liga.
Le të ngushëllohen mosbesuesit progresistë të konstatimit të mësipërm. Ka edhe konservativë hajvanë për të cilët sa më lart nuk është e vërtetë.
Që populli apo sovrani nuk gabon, është klishe e stërnjohur kudo në botë. Ndryshimi është se, ndërkohë që ndër ne kjo mendësi është tabu’, kudo ku kanunet pluraliste zbatohen sadopak, kjo mendësi, nuk është tabu’, preket, shqyrtohet, analizohet. Madje partitë politike, rrymat filozofike, teoritë sociale, dallojnë nga njëratjetra pikërisht nga fakti se në ç’masë e prekin këtë tabu’.
Aprovimi i Reformës në Drejtësi ka mbetur peng i kësaj mendësie primitive, mediokre, parapolitike, të turpshme, kontraproduktive.
Aprovimin e Reformës në Drejtësi nuk e pengon dot politika dhe ligjbërja. Jo sepse janë engjuj të pafajshëm e të tjera dokrra, por sepse në kushtet e lojës pluraliste, janë të kushtëzuar nga fryma apo vullneti i gjithë të tjerëve, shumica dërrmuese e shqiptarëve, që janë mizëria e të korruptuarve, hajdutët, shkelësit e kudondodhur të Ligjit, shejtanbudallenjtë besues naivë të rrenave të gjithfarë fantazive të çmendura korruptive që i qarkullojnë veshmëvesh për të qënë në një farë mënyre të qetë në ndërgjegje për vjedhjet që vet i bëjnë çdo ditë.
Brenda këtij babeli moskuptues dhe keqkuptues, ata që merren me formalizimin e Reformës, të kushtëzuar nga mendësia monstruoze e elektoratit nuk mund të kenë rëndësi vendimtare.
E trishtë ta pohosh, por e vërteta është se, në thelb, pengues të Reformës janë bartësit e panumurt të mendësisë së sipërpërmendur të popullit që nuk gabon.
Populli gabon.
Krerë, barinj të mirë, janë ata që, në dobi të popullit, popullin e bëjnë zap, popullin e bëjnë të gabojë sa më pak.
Mendësia shqiptareske populiste, ka rrënjë të thella, kryesisht kurviste. Përcjellësit e saj janë qindramijra adhuruesit nekrofilikë të kurvit që ka 30 vjet që ka ngordhur.
Mbase duhet mirkuptuar dashuria për kërrmën e kurvit e një populli energjik, dinamik, fantazioz, imagjinativ, sepse, siç dihet;
S’ka respekt më të madh se respekti që rrjedh nga frika.
S’ka frymëzim më të fuqishëm se frymëzimi që vjen nga varri.
S’ka dashuri më të madhe se dashuria për përdhunuesin.
Mall të madh kanë këta njerëz për kurvin. I vetmi problem që kanë, i vetmi hall që i mundon, i vetmi kancer që i gërryen, i vetmi verem që i zgjebos, është dashuria për coftinën, kurvin.
Vazhdoni ta doni kurvin. Jo litarin që ka lënë sipër varrit. Litarin nuk e la për ju që e deshët dhe e doni, e la për ne që kurvin e refuzuam.
Vazhdoni ta adhuroni kurvin. kurvi pritshmëritë virtuale-delirante-halucinante i plotëson, ankesat i hesht, plagët i shëron, nevojave u bën derman. Po deshët kurv, kurv do keni. Po pritët kurv, kurv do j’u vijë. Po ëndërruat kurv, sa të hapni sytë kurv do shikoni.
Kërkoni nga shteti punë ku të bëni sikur punoni. Këtë e bën vetëm kurvi. Prandaj kurvit mos j’u ndani.
Ju kërkoni shërbim shëndetësor falas që nuk shëron asnjë sëmundje. kurvi këtë e arrin, prandaj kurvin mos e harroni.
Doni në xhami dhe në kishë të shkoni me përtesë, ose të mos shkoni fare. kurvi i rrafshoi krejt, prandaj kurvit i faljuni.
Doni të spiunoni dhe ta vrisni njëritjetrin. Për spiunllëqe dhe vrasje kurvi ishte gjenial, ngrijeni kurvin nga varri t’ju mësojë si bëhen.
kurvi rrethoi Shqipërinë me tela. Ju nga dashuria për kurvin, rrethimin nga Gollobërda, Lini, Bilishti, Gramozi, e keni afruar te shtëpia që e rrethoni me mure të larta, e mbyllni me brava të sofistikuara, e ruani me kamera vëzhgimi.
Ndonjë klysh kurvi mund të thotë se gjithë kjo dashuri e shqiptarëve për kurvin nuk është e vërtetë.
Atij klyshi kurvi i kujtoj statistikën që nuk gabon. Të rinjtë, ose nuk kanë asnjë ide cilët kanë qënë heronjtë e vërtetë të Shqipërisë moderne, Diversantat që i sillte NATO, ose e dinë se kanë qënë kriminelë të armatosur tradhëtarë të shitur te imperializmi amerikan. Ama dinë fijepërpe çbëri e çnuk bëri kurvi, kujt ja futi e kujt ja qiti Mehmeti, cilit ja hodhi e kujt ja përdrodhi Kadriu.
Ju nuk doni veten e gjallë. Ju doni kurvin e ngordhur. Sepse vetëm nostalgjia për kurvin, vetëm adhurimi nekrofilik për kurvin, e kthen Shqipërinë në shkretëtirë, vetëm lugati kurvit j’u skllavëron si j’u pëlqen; pa elitë të shkolluar serioze autoritare të ndershme, pa Drejtësi, pa reforma, pa kulturë, pa Art, pa histori, pa gjë prej gjëje.



Ju sugjerojmë

Galeria by TEG, stacioni i parë i pushimeve tuaja në jug
Aktualitet

Galeria by TEG, stacioni i parë i pushimeve tuaja në jug

4 Korrik, 2025 9:59 am
Në mandatin e katërt si kryeministër, Edi Rama mbush 61 vjeç
Aktualitet

Në mandatin e katërt si kryeministër, Edi Rama mbush 61 vjeç

4 Korrik, 2025 9:46 am
Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
Aktualitet

SHBA feston sot 249-vjetorin e Pavarësisë/Begaj: Mirënjohje për miqësinë dhe…

4 Korrik, 2025 9:41 am
EURO 2025 për femra: Zero tolerancë ndaj diskriminimit
Sport

EURO 2025 për femra: Zero tolerancë ndaj diskriminimit

4 Korrik, 2025 9:26 am
13-vjeçarja nga Lushnja, kampione bote në Ligën e Karatesë në Kroaci
Sport

13-vjeçarja nga Lushnja, kampione bote në Ligën e Karatesë në Kroaci

4 Korrik, 2025 9:19 am
Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet
Bota

Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet

4 Korrik, 2025 9:08 am
U ekstradua nga Franca/Momenti kur mbërrin në Shqipëri ish-truproja e Saimir Tahirit
Aktualitet

U ekstradua nga Franca/Momenti kur mbërrin në Shqipëri ish-truproja e Saimir Tahirit

4 Korrik, 2025 8:55 am
Ç’efekte do të ketë “One Big Beautiful Bill” për amerikanët?
Bota

Ç’efekte do të ketë “One Big Beautiful Bill” për amerikanët?

4 Korrik, 2025 8:39 am
Antigonea magjeps turistët, rritje me 21% e vizitorëve në gjysmën e parë të vitit
Aktualitet

Antigonea magjeps turistët, rritje me 21% e vizitorëve në gjysmën e parë të vitit

4 Korrik, 2025 8:34 am
Greva e kontrollorëve të trafikut ajror ndërpret udhëtimet drejt,nga dhe mbi Francën
Bota

Greva e kontrollorëve të trafikut ajror ndërpret udhëtimet drejt,nga dhe mbi Francën

4 Korrik, 2025 8:29 am
Para
Adea Mehmetaj sensuale si kurrë më parë

Adea Mehmetaj sensuale si kurrë më parë

Mjeku italian “shpiku” sëmundjen për të shpëtuar hebrenjtë nga nazistët

Mjeku italian "shpiku" sëmundjen për të shpëtuar hebrenjtë nga nazistët

Mick Jagger bëhet baba në moshën 72 vjeçare

Mick Jagger bëhet baba në moshën 72 vjeçare

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Galeria by TEG, stacioni i parë i pushimeve tuaja në jug

Galeria by TEG, stacioni i parë i pushimeve tuaja në jug
4 Korrik, 2025

Me ardhjen e sezonit turistik, bregdeti shqiptar mirëpret mijëra vizitorë të huaj dhe vendas që zgjedhin Rivierën për bukuritë natyrore...

Lexo më shumë

Në mandatin e katërt si kryeministër, Edi Rama mbush 61 vjeç

Në mandatin e katërt si kryeministër, Edi Rama mbush 61 vjeç
4 Korrik, 2025

Sot, 4 korrik, kryeministri Edi Rama feston ditëlindjen e tij të 61-të. Edi Rama lindi më 4 korrik 1964 në...

Lexo më shumë

SHBA feston sot 249-vjetorin e Pavarësisë/Begaj: Mirënjohje për miqësinë dhe…

Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
4 Korrik, 2025

Sot Shtetet e Bashkuara festojnë 249-vjetorin e Pavarësisë. Në këtë ditë feste për popullin amerikan, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj...

Lexo më shumë

EURO 2025 për femra: Zero tolerancë ndaj diskriminimit

EURO 2025 për femra: Zero tolerancë ndaj diskriminimit
4 Korrik, 2025

Në Kampionatin Europian të futbollit për femra, që zhvillohet në Zvicër organizatorët kanë një fokus të veçantë për të drejtat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com