Donald Trump ka bërë thirrje se SHBA-të duhet të rrisin arsenalin e tyre bërthamor.
Presidenti i zgjedhur, i cili e merr detyrën muajin e ardhshëm, tha se SHBA duhet me patjetër të marrin një veprim të tillë.
Ai foli disa orë pas deklaratës së Vladimir Putin, i cili bëri me dije, se Rusia ka nevojë për të forcuar potencialin e saj të armëve bërthamore.
SHBA-të zotërojnë 7.100 armë bërthamore, ndërsa Rusia ka 7.300, referuar të dhënave të Shoqatës për Kontrollin e Armëve në SHBA.