Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Donald Trump ky ‘gjakprishës’ i politikës shqiptare

2016/11/12 at 11:22 AM
në Aktualitet, Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 2 min
A A
Socialistët e Kavajës, nëna jonë është partia

Nga Reldar Dedaj

Shkaqet mund të jenë të shumta. Por edhe demokracitë më të qëndrueshme në botë, janë infektuar nga mania e të fortëve. Pak kohë më parë, presidenti rus Vladimir Putin ishte vetëm një nga udhëheqësit e denjë për t’u etiketuar kështu. Sot, ai ka një konkurrent të fuqishëm, quhet Donald Trump.

Mirëpo, trendi është gjithmonë në rritje.

Presidenti kinez Xi Jinping është ndoshta lideri më i fuqishëm i vendit, që nga vdekja e Mao Ce Dunit katër dekada më parë. Në Turqi, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan, i cili kishte kohë që zhvendosej drejt autokracisë, e ka përqendruar pushtetin, edhe më shumë pas grushtit të dështuar të shtetit. Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka kthyer përmbys një histori suksesi post-komuniste, me një kthesë të fortë drejt joliberalizmit. Edhe në Filipine, ku Revolucioni i Pushtetit të Popullit përmbysi Ferdinand Marcosin në vitin 1986, votuesit kanë zgjedhur si presidentin e tyre Rodrigo Duerten, një “i fortë”, populist i betuar, si dhe luftëtar gati të shkrepë pushkën, kundër baronëve të drogës.

Ja pra, të fortët u kthyen në modë.

Në Shqipëri, pas fitores së Donald Trump në SHBA, duket se ka depërtuar një ndjenjë frike. Duket sikur dinastitë kanë nisur të bien. Të gjithë këtej kanë filluar të hedhin sytë se mos ka ndonjë të fortë rreth nesh e këta se shohin dot.

Megjithatë një gjë dihet mjaft mirë, të gjithë po i druhen ndryshimit. Por po presin një “të fortë”. Këta të majtit e Shqipërisë u vunë të gjithë në krah të znj.Clinton edhe pse sot duket se e kanë mohur. Partitë politike mendojnë të jenë të përhershme në pushtet, fatkeqësisht vetë jetëgjatësia, cikli më normal i jetës, ligji i të gjitha ligjeve, kërkon ndryshimin.

Neve na ka pëlqyer gjithmonë të përsërisim se qeveritë vrasin veten. Në të vërtetë vetëvrasja i shkon shumë për shtat një ideje të tillë. Madje qeverisjet e mbështetura në idenë e jetëgjatësisë gjithmonë janë shembur nga vetvetja. A nuk ndodhi kështu me rënien e Romës dhe Kostandinopojës? Asnjëherë nuk ka ardhur një bajloz nga deti për të vrarë, pasi vrasja ndodh brenda vetes. Dhe, së pari, nga ideja e jetëgjatësisë. Çdo qeverisje ka moshën e saj, lindjen, maturinë dhe vdekjen.

Siç duket këta të ngjiturit pas pushtetit nuk duan të ndryshojnë, presin që të ndryshojmë ne- populli. Vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka 18 vjet në pushtet.

Të tjerë rrotull nesh, gjithashtu.

Në Kosovë kanë 15 vjet, në Malin e Zi sapo u zgjodh një kryeministër 31 vjet në pushtet, në Maqedoni pritet të zgjidhet ai që ishte e ishte, në Turqi Erdogan kthehet si luledielli: herë president, herë si kryeministër; në ish- republikat sovjetike është çimentuar përjetësia në pushtet. Të gjithë janë tmerruar nga ndryshimi. Pra, këtej vjen fatkeqësia, nga jetëgjatët në pushtet.

Ju sugjerojmë

Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
Bota

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

12 Korrik, 2025 10:32 pm
Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
Aktualitet

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

12 Korrik, 2025 10:08 pm
Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
Bota

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

12 Korrik, 2025 9:24 pm
Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
Bota

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

12 Korrik, 2025 9:09 pm
Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut
Bota

Ukraina: Rusia po na vret me armët e Koresë së Veriut

12 Korrik, 2025 9:03 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shkodër/ Gjendet pa shenja jete në makinë një 50-vjeçar, dyshohet se…

12 Korrik, 2025 8:40 pm
Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!
Bota

Deputetët britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

12 Korrik, 2025 7:56 pm
Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…
Bota

Mbipopullohen burgjet në Suedi/Arrihet marrëveshja me Estoninë, do të marrë me qira…

12 Korrik, 2025 7:46 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Daum, Berisha: Mbylli sytë në atdheun e tij të dytë

12 Korrik, 2025 7:43 pm
Lufta në Ukrainë, Von der Leyen: Po përgatisim sanksione të reja kundër Rusisë
Bota

Trump shpalli tarifa 30% për produktet e BE, Von der Leyen: Gati për kundërpërgjigje

12 Korrik, 2025 7:20 pm
Para
FOTO/ Michelle Obama më elegante se kurrë; pozon për Vogue

FOTO/ Michelle Obama më elegante se kurrë; pozon për Vogue

I nxori armën tregtarëve të duhanit, hetohet i lirë shefi i Antikontrabandës

I nxori armën tregtarëve të duhanit, hetohet i lirë shefi i Antikontrabandës

Video/ ‘Në tokë, shpejt…”, si u arrestuan vrasësit e shokut për makinën

Video/ ‘Në tokë, shpejt…”, si u arrestuan vrasësit e shokut për makinën

TE FUNDIT

Tarifat e SHBA ndaj BE, presidenti francez kundër: Të arrijmë një marrëveshje

Macron: Europa ka nevojë për një model të qëndrueshëm të marrëdhënieve me Rusinë
12 Korrik, 2025

Presidenti francez Emanuel Macron iu shtua zërave kundër nga Bashkimi Europian për tarifat prej 30% mbi eksportet e BE-së në...

Lexo më shumë

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova

Begaj vizitë në Ohër, takim me presidenten Siljanovska-Davkova
12 Korrik, 2025

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka zhvilluar një vizitë në Ohër, me ftesë të homologes së tij, Siljanovska-Davkova. Përmes një...

Lexo më shumë

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është 51 miliardë dollarë më i varfër

Deklarata që i kushtoi shtrenjtë, Bill Gates është  51 miliardë dollarë më i varfër
12 Korrik, 2025

Pasuria e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, ka rënë ndjeshëm me 51 miliardë dollarë në vetëm disa ditë, pas deklaratës...

Lexo më shumë

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re

Franca njofton paktin për krijimin e Shtetit të Kaledonisë së Re
12 Korrik, 2025

Franca dhe Kaledonia e Re kanë arritur një marrëveshje “historike”, përmes së cilës arkipelagu përtej detit do të shpallet zyrtarisht...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com